12/26/2025 7:31:52 AM

Trajneri Scaloni zbulon bisedën private me Messin, ky qenka sekreti i triumfit të Argjentinës

Duhet të lexoni

Një triumf historik për Argjentinën, për Messin dhe gjithashtu për trajnerin e kombëtares Lionel Scaloni. Një emocion i fortë për t’u përballuar nga komisari teknik argjentinas, i cili në intervistat pas finales së Botërorit, të fituar ndaj Francës, shprehu gjithë gëzimin e tij, duke zbuluar edhe disa detaje dhe sekrete që çuan në "pushtimin" e trofeut.

Scaloni në fakt ka treguar se një nga momentet themelore të këtij procesi ishte biseda me Messin: “Ishim në San Juan, ku kishim barazuar 0-0 me Brazilin, duke siguruar kualifikimin në Botërorin e Katarit. Diskutuam se do të vinte një moment i vështirë dhe se zhgënjimi për një humbje të mundshme të mëtejshme do të kishte qenë i madh.

Kështu, para se të kthehesha në Paris, u ula të bisedoja me Messin, i fola për dyshimet e mia dhe ai m’u përgjigj: Ne vazhdojmë të besojmë te titulli, sigurisht që nuk do të jetë aspak e lehtë, por do të përpiqemi. Kjo më dha forcë për të vazhduar". Më pas, për të ardhmen e Messit: "Për momentin, mendoj se duhet t’i rezervojmë atij një vend për Kupën e Botës së ardhshme. Në vitin 2026 duhet ta mbajmë ende fanellën me numrin 10 të lirë.

Mendoj se ai ka fituar të drejtën të vendosë se çfarë të bëjë me karrierën e tij futbollistike. Edhe me kombëtaren e Argjentinës nuk ka mision të papërfunduar. Ai është i lirë të vendosë si të dëshirojë".

Buenos Aires ???????? #Argentina pic.twitter.com/RaPCkwy96L

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 19, 2022

 

Sot, festimet – Qeveria argjentinase ka vendosur ta shpallë të martën festë kombëtare. Mbi një autobus zyrtar, sot skuadra do të pritet sërish nga mijëra tifozë, të cilët do të mund të përfitojnë nga festa publike për të qenë edhe më shumë se natën në sheshe.

Pjesa më e madhe e festimeve do të përqendrohet tek Obelisku i famshëm në Buenos Aires, ku një milion njerëz mbërritën të shtunën në mbrëmje për të kremtuar triumfin kundër Francës. Trajneri Lionel Scaloni tha para turmës:

"Jam krenar. Jam më pak i emocionuar se ditët e tjera. Ky ekip thjesht më bën krenar. Dua t’Iu them njerëzve të kënaqen, sepse ky është një moment historik. Jemi mësuar të goditemi, kështu që ne e dimë se si t’i kapërcejmë uljet dhe ngritjet.

Të jesh në krye është diçka unike, argëtuese e pabesueshme. Prindërit më mësuan të mos dorëzohem kurrë, të mos shkoj kundër askujt dhe të shoh gjithmonë përpara. Unë pata fatin që isha këtu dhe jam mirënjohës".

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate