12/26/2025 9:39:49 AM

Kryediplomati grek s’kishte vizitë të planifikuar, erdhi të sjellë mesazhe nga Beogradi

Duhet të lexoni

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, përkundër që kjo vizitë e tij nuk ishte e planifikuar më herët.

Demokracia.com ka mësuar nga burime brenda kabinetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës se Dendias nuk e kishte të planifikuar më herët vizitën e sotme në shtetin e Kosovës, porse ai erdhi që të përcjellë mesazhe.

Dendias dje ka qëndruar për vizitë në Beograd, ku është takuar me homologun e tij serb, Ivica Daçiq. Pas takimit me Daçiq, Dendias tha se vendi i tij mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative.

Ai bëri thirrje që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara më parë duhet të zbatohen plotësisht.

Dendias tha se po udhëton për në Prishtinë dhe atje do të përsërisë atë që tha në Beograd dhe theksoi se Greqia vazhdon të mbështesë rrugën evropiane të Serbisë.

Ndërsa, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka pritur në një mënyrë krejt ndryshe Dendiasin, duke e ftuar për vizitë në shtëpinë e prindërve të tij, së bashku me Ivica Daçiqin, raporton Demokracia.com.

Të njëjtat mesazhe, Dendias i përcolli edhe në Prishtinë, duke thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë.

“Në analizat tona të fundit, BE-ja është destinacioni përfundimtar për gjithë Ballkanin Perëndimor. Duhet të bisedojmë për bashkëpunimin në aspektin energjetik. Greqia është e gatshme ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor. Ne e mbështesim plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet ligjërisht të obligueshme. Është e rëndësishme që nga të dyja palët të zbatohet ajo që është arritur”, ka thënë ai./Demokracia.com/

 

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate