7/27/2026 10:17:43 AM

‘Serbia po përgatit skenar për të sulmuar veriun e Kosovës’! Deputeti i LDK-së ngre shqetësimin

Duhet të lexoni

Pushtimi i nisur nga Rusia në Ukrainë ka ngjallur reagime të ndryshme dhe mjaft vende, veçanërisht të rajonit të Ballkanit po analizojnë me vëmendje situatën.

Vlerësimi i kësaj situate merr vëmendje edhe nga qëndrimi që mbajti Serbia ndaj Rusisë lidhur me agresionin dhe sanksionet. Serbia ishte kundër sanksioneve, por pro rezolutës së OKB-së që e dënon agresionin rus në Ukrainë. Sipas deputetit të PDK-së, Xhavit Halili e sheh si një sinjal që Serbia ka filluar të ndryshojë qëndrimet ndaj Rusisë.

“Më vjen mirë që Serbia në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u distancua në njëfarë mënyre nga Rusia, e dënoi agresionin në Ukrainë dhe për mua është shenjë mjaftë domethënëse dhe shpresoj, edhe pse nuk besoj, por po shpresoj që ndoshta Serbia ka vendosur të mos jetë instrument në duart e Rusisë për ta destabilizuar Ballkanin.” ka deklaruar deputeti i LDK në Kosovë, Xhavit Haliti.

Deputeti i PDK-së tha se sipas burimeve të tij, Serbia ka disa skenarë të përgatitur për ta sulmuar veriun e Kosovës.

“Rreziku është permanent dhe unë nuk e di si punojnë shërbimet tona, por unë kam të dhëna që ata i kanë disa skenarë që i kanë përgatitur për mundësinë e sulmit, apo okupimit të veriut të Kosovës që është një rrezik dhe është një problem në të cilin jemi ballafaquar në diskutime, unë po e them atë që perëndimorët e dinë”.-shtoi Haliti.

Sipas Halitit njëri nga këta skenarë përfshinë një sulm që serbët mund ta bëjnë në emër të UÇK-së dhe pastaj të ndërhyjnë me arsyetimin se duan t’i mbrojnë serbët e Kosovës.

“Provokimi që mund ta bëjnë është që të bëjnë ndonjë sulm në emër të forcave të UÇK-së me emblemë dhe do të incizohej me kamera dhe do t’i prezantohej krejt botës që ja e kemi një sulm kundër serbëve në Kosovë dhe ne u detyruam t’i mbrojmë ata. Një problem tjetër është çështja e zgjedhjeve që do të mbahen në Serbi, se a do të lejohen të mbahen apo jo, dhe problemi i tretë që mund të krijojë situatë të pakëndshme është qendra e transmetimit të energjisë elektrike. Sipas të dhënave, forcat serbe kanë mobilizuar qindra forca speciale me armë që nuk kanë numra, kryesisht automatik, kallashnikovë, ndoshta kinez, për të thënë që këto janë armë të UÇK-së, por me pozicionimin e ri të Serbisë nuk e di a mund të aplikohet ndonjëri nga këto skenarë”- tha Haliti në KlanKosova.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate