PD e Bashës doli e humbur në këto zgjedhje. Me përjashtim të Rrogozhinës, në 5 bashkitë e tjera ajo u rendit e treta.
Lidhur me rezultatin, kryedemokrati deklaroi sot se Partia Demokratike do të përfshihet në një reformim të thellë. Teksa u pyet nga gazetarët për humbjen në zgjedhjet e 6 Marsit, Basha pranoi se edhe partia e tij ka gabime dhe mëkate mirëpo shtoi se do t’i krijohet hapësirë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë.
‘Mos ta tratojmë PD si një qëllim por si instrument në duart e njerëzve. Duke nisur nga PD…s’kam ardhur t’ju flas për procedura. Nuk është momenti për t’i ikur përgjegjësive, por mos të bëjmë sikur nuk jetojmë në Shqipërisë. PD është vendosur në një sulm të shumëfishtë. Përgjigjia jonja është një fitore dhe më e thellë. Beteja është e vështirë, ishte e vështirë edhe kundër Edi Ramës, jo më tani që ka shumë faktorë. Kemi gabimet dhe mëkatet tona, edhe pse kemi 8 vite që ofrojmë opozitë ballore. Do bëjmë riformim që PD të jetë vendi dhe hapësira që qytetarët të shprehin mendimin e tyre. Do të dëgjojmë njerëzit. Do të ngremë problemet e tyre, do të ofrojmë zgjedhje, do i kthejmë në realitet. Jemi në situatë anormale. Pjellë e një anormaliteti të shumëfishtë. Nga pjesëmarrja e ulët jemi në situatë anormale për shkak të humbjes së besimit nga vota.’- tha Basha.
Basha nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se nëse do të japë dorëheqjen pas humbjes në zgjedhjet e 6 Marsit. Ai tha se tani nuk është momenti që ti largohet përgjegjësive ndërkohë që përsëriti se është koha që në PD të kryhet një reformë më e thellë.
‘Ne mund të merremi sa të duam me individë (Bardh Spahia)…Askush me ndihmën e krimit të organizuar largon shqiptarët nuk mund të jetë e ardhmja, duhet të lexojmë mirë pjesëmarrjen 30% edhe për PD. Dorëheqja si opsion? Nuk kam ardhur këtu për të treguar procedurat. Nuk është koha të largohemi përgjegjësive. Por përgjigja jonë është një reformë edhe më e thellë. Do krijohen instrumente për mendimin e lirë dhe tu ofrojmë njerëzve një shpresë, platformë dhe për ta nxjerr vendin nga kriza. Kemi shumë faktorë, që kanë vendosur të investojnë kundër interesit publik. Gjithë konstatimet që doni të bëni sot, është e drejta juaj. 30% ka marrë pjesë në votime, administrata u detyrua që të marrë pjesë. Bandat morën pjesë. U mohuan komisionerët. Por të gjitha zbehen para braktisjes së procesit, pjesë e përgjegjesisë është edhe lufta e sulmet që i janë bërë PD. 30% flet qartë! Ku janë qytetarët e Shkodrës?’– tha Basha.