7/27/2026 1:35:03 PM

Etrit Berisha debuton me Torinon pas… mesit të sezonit

Duhet të lexoni

Legjionarët shqiptarë vijojnë të bëjnë paraqitje të mira në Europë, teksa kanë dhënë edhe këtë fundjavë kontributin e tyre në sfidat e skuadrave përkatëse. Kjo ka qenë java e asisteve për dy nga futbollistët kuqezinj, teksa bie në sy edhe debutimi i Etrit Berishës me fanellën e Torinos.

"Gardiani" i portës shqiptare tregoi cilësinë e tij në ndeshjen ndaj Bologna, duke i dhënë mjaft siguri prapavijës së Torinos dhe duke e mbajtur të paprekur për 90 minuta portën e skuadrës së "granatave". Berisha u vlerësua me notën 7.2 nga uebsajti i specializuar për statistika, “SofaScore”.

Ndërkaq, në La Liga, Myrto Uzuni bëri mjaft mirë në radhët e Granadës, duke treguar klasin e tij. Futbollisti shqiptar u tregua i rrezikshëm që në minutat e para të lojës, ndërsa krosi i tij në minutën e 56-të detyroi portierin kundërshtar të gabojë, duke e çuar topin në rrjetë.

Në Turqi, Bekim Balaj ishte "engjëll dhe djall" këtë fundjavë për Bolusporin. Në minutën e 42-të, sulmuesi shqiptar dhuroi një asist fantastik për Kasongon, i cili gjeti golin e avantazhit, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, Balaj u largua nga loja me karton të kuq.

Sakaq, i riu shqiptar, Kristjan Asllani vazhdon të mahnisë skuadrat e Serie A në Itali, teksa ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në radhët e Empolit, në ndeshjen ndaj Genoa ditën e diel. Pjesë e formacionit ishte edhe mesfushori Nedim Bajrami, teksa të dy kuqezinjtë u vlerësuan me notën 7.2 nga SofaScore.

“Roma-Atalanta” u përkthye në një derbi shqiptarësh këtë fundjavë në Itali, ku në kryeqytetin italian zbarkoi Gjimshiti me shokë, përballë Marash Kumbullës së Mourinho. Gjimshiti u aktivizua vetëm për 9 minuta në këtë sfidë, teksa Kumbulla luajti 90 minuta, ku bëri mjaft mirë në repartin difensiv.

Të tjerë futbollistë kuqezinj u aktivizuan në radhët e klubeve europiane, duke treguar formën e mirë që po kalojnë. Në fund të muajit mars, më 26 dhe 29 mars, Shqipëria do të luajë ndaj Spanjës në transfertë e Gjeorgjisë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate