7/27/2026 3:04:56 PM

Pse ekonomia e qëndrueshme e Kinës është përcaktuese për të gjithë botën

Duhet të lexoni

Analiza e CMG: Qëndrueshmëria e ekonomisë kineze, përcaktuese në zhvillimet ekonomike globale

Vitin e kaluar, pavarësisht rreziqeve dhe sfidave të shumta, Kina ka arritur objektivat kryesore të zhvillimit ekonomik. Një ndër to, është realizimi i një PBB-je prej 114.4 trilionë juanësh.

“Vetëm pjesa e shtuar e rritjes shënoi vlerën 3 trilionë dollarë amerikanë, si kurrë më parë në historinë e zhvillimit ekonomik botëror”, thuhet në komentin e CMG-së, e cila analizon këto zhvillime.

Me vazhdimin e pandemisë, ndërlikimit të gjendjes së jashtme dhe shtimit të faktorëve të pasigurt, ekonomia kineze ndodhet para presioneve që vijnë nga tkurrja e kërkesës, tronditja e ofertës dhe parashikueshmëria e pasigurt.

“Në këto rrethana, vendimi i qeverisë kineze që ta caktojë rritjen e PBB-së në 5.5% për këtë vit, ka mbajtur plotësisht parasysh situatat e brendshme e të jashtme dhe është në përputhje me realitetin, gjë që pasqyron synimin për stabilizim,” shkruhet në koment.

Përveç rritjes ekonomike, këtë vit janë përcaktuar edhe objektiva të tjerë si shtimi i 11 milionë vendeve të reja të punës, mbajtja e përqindjes së papunësisë në zonat urbane nën 5.5% dhe e rritjes së çmimeve të konsumit në rreth 3%, prodhimi i 650 miliardëve kilogramë drithëra etj.

“Këto objektiva kanë prekur fusha kryesore që kanë të bëjnë me jetesën e banorëve dhe stabilizimin e ekonomisë”, sqarohet në koment.

Për të realizuar këto synime, qeveria kineze do të rritë me dy trilionë juanë shpenzimet financiare në krahasim me vitin e kaluar dhe do të emetojë 3.65 trilionë juanë bono për pushtetin vendor, duke nxitur shtimin e efektivitetit të investimeve.

Ndërkohë, do të vijojnë politikat e favorshme tatimore, posaçërisht për ndërmarrjet e vogla dhe biznesin individual.

Ndërkohë Kina do të ngrejë në vazhdimësi nivelin e hapjes ndaj botës së jashtme, do të zhvillojë më shumë bashkëpunim me vendet pjesëmarrëse në nismën “Një brez, një rrugë” e në marrëveshjen RCEP, si edhe në mekanizma të tjerë shumëpalësh të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, për përfitime reciproke.

“Një treg i hapur gjigant kinez jo vetëm do të tërheqë investime, por edhe do t’u japë ndërmarrjeve globale më shumë raste zhvillimi. Qëndrueshmëria e ekonomisë kineze, e dyta për nga madhësia në botë, patjetër do të kontribuojë më shumë për rigjallërimin e ekonomisë botërore duke qenë një stabilizator i saj”, përfundon komenti i CMG-së.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate