2/24/2026 1:33:08 AM

Sali Berisha “mposht” Ramën dhe Bashën në Facebook

Duhet të lexoni

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është politikani më aktiv në Facebook për momentin duke publikuar 34 postime dhe duke marrë mbi 275 mijë reagime nga njerëzit gjatë javës së fundit.

Të dhënat janë grumbulluar nga agjencia këshillimore “Terra”, ndërsa studimi është kryer në dy periudha; 13-19 dhjetor dhe 20-26 dhjetor. Analiza është bërë duke analizuar numrin e reagimeve, postimeve dhe KUP (Kilo user/ post=Totali i reagimit në postim) që secili politikan përfaqëson.

Berisha, i cili ka një numër më të vogël pëlqimesh në faqen e tij se sa kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në javën e fundit pesë postime më pak se Rama, por ka marrë më shumë reagime se ai. Lulzim Basha, i cili ka një faqe me 657 mijë like, pati 16 postime në javën e fundit dhe mori 38 mijë reagime.

Edi Rama, i cili është prej kohësh shumë aktiv në Facebook, pati 39 postime në javën e fundit dhe mori 271 mijë reagime, duke shënuar një diferencë shumë të vogël me rivalin e tij historike në rrjetet sociale, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në vendin e tretë është radhitur kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Në javën e fundit ai ka postuar 53 postime dhe ka marrë 42 mijë reagime.

Lulzim Basha, kreu i demokratëve, i cili është më pak aktivi në rrjetet sociale renditet në vend të katërt.

Kryedemokrati pasohet nga ish-kreu i rinisë demokrate, Belind Këlliçi, i cili është gjithashtu shumë aktiv në faqen e tij në Facebook ku ka 49 mijë pëlqime. Ai shpërndau vetëm 10 postime gjatë javës së fundit dhe mori 31 mijë reagime.

Media shoqërore është bërë platforma e parapëlqyer e komunikimit të politikanëve me popullin.

Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare u krijua edhe një si lloj gare se kush prej politikanëve mblidhte më shumë pëlqime në Facebook.

Por pëlqimet jo gjithmonë janë njerëz realë. Nëpër botë ka shumë kompani të njohura si ferma klikimesh, të cilat ofrojnë pëlqime në Facebook duke përdorur llogari njerëzish joekzistentë.

Që prej shumë vitesh, Facebook ka vendosur një mënyrë arsyetimi (algoritëm) në bazë të së cilit cakton se sa prej njerëzve që kanë pëlqyer një faqe do të marrin në ekranin e tyre postimet e kësaj faqeje.

Zakonisht kur një faqe poston diçka, ai postim i shfaqet 2 deri në 45 për qind të të gjithë njerëzve që e kanë pëlqyer atë faqe. E njëjta gjë shërben edhe për postimet individuale të njerëzve që kanë krijuar qindra miqësi në rrjetet shoqërore.

Top Channel


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate