2/24/2026 12:00:05 AM

Nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë nëse do të ashpërsohen masat

Duhet të lexoni

Ministria e Shëndetësisë nuk do të ashpërsoj masat Anti-COVID edhe pse varianti Omicron i COVID-19 i cili është më i transmetueshëm se variantet tjera, është identifikuar në Kosovë. 9 raste të infektuara me COVID, pas testimeve të kryera kanë dal pozitiv me variantin Omicron. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se aktualisht po zbatohen masat të cilat janë në fuqi dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë rekomandim për ashpërsimin e tyre.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë rekomandim për ashpërsimin e masave Anti-COVID edhe pas identifikimit të 9 rasteve të infektuara me variantin e ri Omicron të COVID-19 në vend.

Zëdhënës për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë kanë bërë të ditur për Express se Komisioni këshillëdhënës lidhur me pandeminë COVID-19 u jep rekomandime lidhur me masat kundër COVID-19, bazuar në situatën epidemiologjike të IKSHPK-së në vend, ecurisë së pandemisë në vendet e tjera, dinamizimin e situatës epidemiologjike dhe rekomandimet që jepen edhe nga mekanizmat si OBSH e ECDC.

Sipas tyre, duhet të respektohen masat të cilat janë në fuqi si dhe të vazhdojë vaksinimi i plotë.

“Aktualisht janë në fuqi një seri masash të cilat duhet të zbatohen për përpikëri dhe të vazhdojë vaksinimi i plotë, ndërsa Komisioni jep rekomandime nëse masat në fuqi janë të mjaftueshme, apo duhet ndryshuar diçka, qoftë në drejtim të shtrëngimit të tyre apo lirimit të tyre. Pra çdo ndryshim i masave është i lidhur me zbatimin e tyre dhe vaksinimin”, kanë treguar ata.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur dje se nga testimi i 22 mostrave të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive me variantin e ri.

Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste:

 · 2 raste janë të importuara nga SHBA-të,

 · 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar,

 · 1 rast është i importuar nga Franca; dhe

 · 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës,  të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate