2/24/2026 3:02:25 AM

Shqiptari që lufton për Ukrainën kundër Rusisë: E bëj për demokracinë

Duhet të lexoni

Shqiptari që lufton për Ukrainën kundër Rusisë: E bëj për demokracinë.Një 24-vjeçar shqiptar është në mesin e vullnetarëve në krah të ukrainasve përballë forcave ruse në kufi. Shqiptari është në grupin e vullnetarëve së bashku të huaj të tjerë në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë, të cilët luftojnë me rusët për të mbrojtur Ukrainën.

“Ne jemi të bashkuar nga dëshira jonë për të ndaluar agresionin rus,” tha Vano Kakviashvili, veteran 38-vjeçar i ushtrisë gjeorgjiane që aktualisht shërben në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë. “Kjo është lufta e brezit tonë. Ne duhet të luftojmë për lirinë e Ukrainës,” shtoi ai.

Në stërvitjet e kësaj dite, pesë gjeorgjianët janë të gjithë veteranë luftarakë të pushtimit rus të atdheut të tyre në vitin 2008. Ndërsa 24-vjeçari i quajtur Emanuel Bazanji, është një ish-ushtar i ushtrisë shqiptare i cili doli vullnetar për të luftuar për Ukrainën sepse “ky është kufiri i fundit për demokracinë”, siç e quan ai.

“Ajo që na bashkon është dashuria për lirinë, dashuria për demokracinë dhe dashuria për të ndihmuar njerëzit,” tha Bazanji për Coffee or Die Magazine, përcjell abcnews.al.

“Ne nuk paguhemi këtu, nuk po kërkojmë asgjë nga qeveria e Ukrainës, ne jemi këtu vetëm për t’i ndihmuar këta njerëz të kenë një të ardhme më të mirë. Kjo është ajo që na bashkon, të shohim njerëzit të jetojnë të lumtur dhe të lirë”, shtoi ai më tej.

Nën komandën e një ish-oficeri ushtarak gjeorgjian të quajtur Mamuka Mamulashvili, Legjioni Kombëtar i Gjeorgjisë funksiononte më parë si një njësi e vijës së parë në vitet e para të luftës në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Tashmë e pozicionuar në periferi të Kievit, kjo njësi tërësisht vullnetare është bërë qendër rekrutimi për të huajt që nënshkruajnë kontratë shërbimi tre-vjeçare në detyrë aktive me forcat e armatosura të rregullta të Ukrainës.

“Rusia duhet të ndalet me Ukrainën dhe Ukraina duhet të marrë sovranitetin e saj”, tha Mamulashvili. “Ne po luftojmë për demokracinë perëndimore, ne po luftojmë për demokracinë botërore, në fakt. Dhe të gjithë duhet të kuptojnë se është një luftë e vërtetë, dhe është fytyra e vërtetë e Rusisë që ne shohim sot në Ukrainë.”

Që nga fillimi i luftës në 2014, Legjioni Kombëtar i Gjeorgjisë ka regjistruar ushtarë nga 27 vende, duke përfshirë SHBA, Australi, Gjermani, Gjeorgji, Meksikë, Azerbajxhan, MB, Austri, Francë, Greqi, Japoni, Kroaci dhe Serbi. Dhe tani, ndërsa forcat ruse janë të grumbulluara në kufijtë e Ukrainës dhe kërcënojnë një pushtim të plotë këtë dimër, Mamulashvili tha se ka pasur një rritje të numrit të të huajve që aplikojnë në Legjionin Kombëtar të Gjeorgjisë me shpresën për të shërbyer në forcat e armatosura të Ukrainës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate