12/24/2025 10:28:19 PM

Pantina: Kryetarët në veri të japin dorëheqje, Kurti e ka të vështirë ta kthej besimin e ndërkombëtarëve

Duhet të lexoni

Mënyra me e mirë e më e lehtë për të zgjidhur problemin e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, është dorëheqja e kryetarëve si akt moral e legjitim, kështu ka vlerësuar ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina.

Sipas saj, çdo formë tjetër për të shkuar në zgjedhje është vetëm zvarritje e procesit. Ajo për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri Albin Kurti, me veprimet e fundit ka humbur besimin nga ndërkombëtarët.

Sipas saj, për këtë arsye BE-ja nuk është duke larguar masat që i ka vendosur Kosovës, duke shtuar se procesi zgjedhor në katër komunat veriore është krejtësisht problem politik.

“Çdo çështje që ka të bëjë me procesin zgjedhor rregullohet me Kushtetutë pastaj me ligj, ndërsa mënyre e organizimit të zgjedhjeve dhe çështjet teknike i rregullon Komisioni Qendror Zgjedhor përmes rregullave që ata nxjerrin. Pra se si duhet të organizohen zgjedhjet atje, kur duhet të shpallen e kështu me radhë, udhëzimet administrative është përgjegjëse për ta nxjerr KQZ-ja”.

“Tani sa i përket zgjedhjeve në katër komunat e pjesës veriore të vendit ky është krejtësisht problem politik, mënyra më e lehtë, më e shpejt më e mirë për ta zgjidhur këtë problem është natyrisht dorëheqja e katër kryetarëve të cilët edhe ashtu nuk janë duke ushtruar funksionin e tyre si kryetar, sepse nuk po ofrojnë shërbime për qytetarët për të cilët ata janë zgjedhur. Ngase këtë qytetar në masë të madhe po refuzojnë t’i njohin këtë kryetar si kryetar të tyre legjitim”, tha ajo.

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se Qeveri e Kosovës e as ajo e Serbisë nuk kanë interes që që cështja e veriut të zgjidhet.

“Prandaj dorëheqja do të ishte edhe akt legjitim por edhe moral pasi që ata nuk po e kryejnë funksioni e tyre. Çdo përpjekje tjetër mendoj se e zvarritë procesin dhe është duke u përdorur si mundësi për blerjen e kohës, pasi që si duket nuk ka interes as na qeveria jonë edhe më pak nga qeveria e Serbisë, gjegjësisht presidentit serb, që ky problem të zgjidhte. Sepse të dyve po ju konvenon si mundësi për ta ruajtur pushtetin e tyre”, tha ajo.

Pantina ka thënë se kryeministri Kurti asnjëherë nuk i’u ka dal në fjalë ndërkombëtareve pasi veprimet e tij në teren kanë qenë të tjera nga ajo që ai ka thënë dhe se është e vështirë që të kthehet besimi i humbur.

Sipas saj, humbja e besimit nga ndërkombëtaret si shkak i veprimeve të kryeministrit Kurtit janë edhe arsyeja se pse BE-ja nuk është duke i larguar masat që i ka vendosur Kosovës.

Mendoj se kryeministri Kurti disa herë nuk ju ka dal në fjalë ndërmjetësve ndërkombëtar, përkundër faktin se ka marr zotime nga ata. Veprimet në teren kanë qenë tjera, prandaj ai e ka humbur besimin e këtyre miqve dhe si rrjedhojë edhe Kosova është dënuar për këtë fakt duke ju vendosur për herë të parë në historinë e krijimit të shtetit të Kosovës sanksione nga ata që ndihmuan themelimin e shtetit të Kosovës. Tani është shumë e vështirë për Qeverinë tonë dhe kryeministrin Kurti ta kthej besimin e miqve ndërkombëtar, duhet të tregoj veprime konkrete se ai e ka seriozisht atë çka thotë. Pra kryeministri Kurti nuk mund të flasë dhe të sillet njëjtë me militantë e vetë dhe këtu në Kosovë ku disa herë ai ka ndërruar qëndrimet, ka rrëshqiturit plotësisht nga parimet e veta. Këtë nuk u shet dot diplomatëve ndërkombëtar, prandaj edhe e ka të vështirë ta ktheje besimin e tyre”.

“Mendoj se kjo është arsyeja kryesore dhe për fat të keq pasojat për këtë i bartin qytetarët, bizneset e Kosovës, komunat sepse shumë projekt ose nuk kanë filluar për shkak të masave ose janë ndërprerë për shkak të sanksioneve që BE dhe ShBA-ja i kanë vënë Kosovës”, tha ajo për EO


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate