12/24/2025 8:30:28 PM

Shqetësuese: 80 të hospitalizuar me meningjit, virusi i rrezikshëm që ka prekur Kosovën

Duhet të lexoni

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka deklaruar se muaji korrik ka pasur një rritje të ndjeshme të personave të cilët janë paraqitur me meningjit.

Vishaj në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, ka thënë se në Klinikën Infektive, numri i pacientëve ka arritur deri 48 për spitalizim, kryesisht nga mosha pediatrike.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar me Meningjit akut gjithsej tetë pacientë, dy nga këta pacientë janë mosha pediatrike me meningjit viral dhe gjashtë me meningjit bakteror. Nga fillimi i viti 2023, e deri në qershor, janë spitalizuar gjithsej 38 pacientë me meningjit. Nga muaji korrik e deri më sot, kemi pasur një rritje të ndjeshme të kërkesës për spitalizim me meningjit viral te moshat pediatrike, gjithsej 43 pacientë. Kjo rritje ka karakter sezonal dhe është evidente edhe krahasuar me vitin paraprak” tha Vishaj.

Po ashtu, ai tha se infeksioni meningjit kërkon vëmendje të shtuar te popullata, derisa shtoi se Klinika Infektive në Prishtinë, ka kapacitet të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve me meningjit.

 Sipas tij, deri tani nuk ka pasur raste me fatalitet te pacientët me meningjit viral.

“Kemi pasur edhe 20 pacientë tjerë të moshave adulte të cilët janë trajtuar me formën e meningjitit bakteriorë. Kjo rritje e pranisë se infeksionit me meningiit viral që është prezentë, kërkon vëmendje të shtuar te popullata në përgjithësi dhe respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Klinika Infektive e mbështetur nga SHSKUK, ka kapacitetet e nevojshme për trajtim cilësore të meningjiteve në përgjithësi” ka shtuar Vishaj.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë , shkaktar i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale.

Ndërsa, siç njofton MSh-ja, rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije. Meningjiti trajtohet vetëm në spital.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate