Ish presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli, ka uruar ish presidentin e SHBA-së Bill Clinton me rastin e ditëlindjes.
Pacolli tha se heroizmi i tij në Kosovë do të kujtohet brez pas brezi.
“Sot i dërgojmë urimet tona më të ngrohta ish-presidentit amerikan Bill Clinton me rastin e 77-vjetorit të lindjes. Heroizmi i tij në Kosovë do të kujtohet brez pas brezi dhe meriton mirënjohjen tonë. Urime President Clinton”, ka shkruar ai në Facebook.