9/9/2025 10:02:01 AM

Ambasadori amerikan: Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur në Reçak

Duhet të lexoni

Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka përsëritur fjalimin e vitit të kaluar që e ka mbajtur në ceremoninë përkujtimore, transmeton Gazeta Metro.

Ambasada amerikane ka shpërndarë një citat të tij në Facebook, ku ndër të tjerash thuhet se askush nuk duhet ta harrojë apo mohojë këtë masakër.

”Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, SHBA bashkë me aleatët e NATO-s, vepruan për mbrojtjen e civilëve të pambrojtur, në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit.”

Hovenier ka kujtuar edhe 15 janarin e vitit 1999 pasi atëkohë ishte zyrtar në misionin e SHBA’së në OSBE, përgjegjës për Kosovën.

”E mbaj mend atë ditë mirë. Si zyrtar në misionin e SHBA-së në OSBE, përgjegjës për Kosovën, mora një thirrje nga ambasadori Uilliam Uolker, shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të Kosovës, i cili sapo ishte larguar nga skena e tmerrit, tashmë i përqendruar në rekomandimet e tij për OSBE-në si përgjigje për vrasjen brutale të civilëve të pambrojtur,” ka thënë ai.

Kujtojmë se 15 janari i vitit 1999’të shënon një nga ngjarjet më makabre të kryer nga regjimi i Slobodan Milosevic./gazetametro.net


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate