1/23/2026 2:58:22 AM

PDK: Qeveria dështoi ta vë në agjendë aplikimin për anëtarësim në KiE, kjo nuk mund të fshihet me deklarata politike

Duhet të lexoni

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Abelard Tahiri po e konsideron qeverinë aktuale si të dështuar. Këtë cilësim ai e bën pas dështimit të futjes në agjendë aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një postimi në Facebook Tahiri tha se deklaratat nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk mund ta fshehin faktin që sipas tij, Qeveria e Kosovës ka dështuar për ta futur në agjendën e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Sipas Tahirit, dështimi i Qeverisë për ta ndërtuar një kohezion të qëndrueshëm dhe kordinim adekuat me partnerët ndërkombëtar, në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, është një ndër dështimet kapitale në 20 vitet e fundit.

Në fund ai tha se edhe ata partnerë të cilët dikur kanë ndihmuar në formimin e shtetit të Kosovës, sipas tij tani janë skeptik se nëse Kosova ka të qartë se në cfarë rrugë ka marrë drejtim.

Ai tha se ky dështim më së paku i takon Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla dhe sipas tij më së shumti presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Më poshtë postimi i plotë:

Është fakt i kryer që Qeveria e Kosovës ka dështuar të vejë në agjendë aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Dhe këtë fakt nuk mund ta fshehin deklaratat politike të MPJ-së, ku në mes tjerash, iu tregohet vendeve anëtare të Këshillit se kushtëzimet qenkan të padrejta e jashtë rregullave të Këshillit. Nuk ka kurrfarë kushtëzimi. Ka thjeshtë dështim nga mos koordinimi.

Pra, ajo çfarë para dy vitesh ka nisur si degradim i gjithanshëm në politikën e jashtme të Kosovës, tash po prodhon edhe efekte konkrete. Dështimi i qeverisë për të ndërtuar një kohezion të qëndrueshëm dhe koordinim adekuat me partnerët ndërkombëtar, në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, është një ndër dështimet kapitale në 20 vitet e fundit. Aq më tepër, në një rrethanë ku kundërshtarët më të mëdhenj të Kosovës nuk janë më pjesë e këtij Këshilli, si dhe kur një atmosferë e unitetit përballë aksit të së keqes po mbretëron nëpër Evropë, humbja e këtij shansi është e pafalshme.

Për shkak të kësaj gjendje anemike në politikën e jashtme, sot, partnerët që na kanë ndihmuar në bërjen e shtetit, janë skeptik nëse vetë shteti ynë e ka të qartë se në çfarë rruge ka marrë drejtim. A se shteti ynë ka mbetur pa drejtim të qartë e pa ide se cilën rrugë duhet ndjekur, kjo tash është dukshme si drita. Ky është dështim më së paku i Ministres Gërvalla, e më së shumti i binomit Osmani-Kurti.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate