Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e trafikantit të drogës Astrit Beqiri, i cili akutalisht ndodhet në burg.
Bëhet fjalë për disa automjete, shuma monetare, toka apo edhe apartamente, të cilat do t'i kalojnë shtetit dhe m? herët i përkisnin Astrit Beqirit ose të afërmve të tij.
Beqiri u dënua më 23 mars të vitit 2021 me 14.2 vite burg, pasi u shpall fajtor për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Ai pjesë e një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte te shtetasi Astrit Beqiri në Shkodër, i cili u arrestua më 26 qershor 2019.
Vendimi i GJKKO-së:
Konfiskimin e pasurive, për të cilat me vendimin nr.13, datë 26.9.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda është vendosur sekuestro, si më poshtë:
Pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, veprimtarinë e personit juridik “RENS 2015” SHPK, me numër nipti L56308004R, me ortak të vetëm shtetasin Astrit Beqiri, me adresë selie: Bërdicë e Sipërme, Lagjia Buzë lumit Drin, e ndërtuar një pulari. Krahas konfiskimit të kompanisë, llogarive, pularisë, e ambienteve përreth saj, konfiskohen edhe automjetet në pronësi të kompanisë si më poshtë:
– Automjet tip “Volkswagen Golf”, me targë AA165VH, numër shasie ËVËZZZ1KZ5Ë124932.
– Automjet, i tipit “Furgon”, i markës “Iveco”, me targa AA866FB, ngjyrë e verdhë.
Automjet, BMW X5, me targë AA323LJ, numër shasie ËBAZË41080L432276.
-Automjet tip “Benz Mercedes E320CDI” me targë AA139LG, numër shasie ËDB2110261A386862.
– Automjet, tip furgon, i markës “ATP”, Damler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA803RF.
Pasuria me numër 511+1-10, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2, së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 70.61m2, me vend-ndodhje Pulaj-Plazh-Velipojë, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër me numër kodi unik 10-8169239, në emrin e shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati.
– Pasuria me numër 511+1-11, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 71.02m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me numër protokolli 9899, datë 28.01.2015, në emër të shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati.
– Pasuria me numër 511+1-9, zona kadastrale 3072, volume 9, faqe 42, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 67.84m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me datë 28.02.2018, duke e njohur me numër pasurie 511+1-9/1, në emër të shtetases Ikbale Kastrati.
– Shumat prej 173.500(njëqind e shtatëdhjetë e tre mijë) euro dhe 8 629 000(tetë million e gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë)lekë, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit hetim Astrit Beqiri, me datë 26.06.2019, në gjendje cash në shtëpi.
– Pasuria me numër 511+1-8, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 41, me sipërfaqe 64 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 73.20m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me 06.01.2015, me numër 7860 prot, në emrin e shtetases Ylvije Elbasani.