Në Kosovë tensionet midis komunitetit serb dhe pjesës tjetër të popullsisë vazhdojnë të krijojnë kriza të rrezikshme, por një marrëveshje midis Prishtinës dhe Beogradit është e mundur.
Krizat në Kosovë ndjekin një skemë të qartë. Fillojnë me një përplasje midis liderëve serbë dhe kosovar, me të dytët që japin një ultimatumit të parëve që të bëjnë diçka apo ngrihen barrikada në veriun e Kosovës, një rajon i banuar nga serbët. Pastaj diplomatët indinjohen, fluturojnë fjalë të rënda dhe ushtria serbe avancon deri në kufirin midis dy vendeve, duke siguruar se pamjet e karvaneve ushtarake përhapen online. Menjëherë më pas nacionalistët serbë fillojnë të fantazojnë mbi mundësinë e futjes në veprim dhe tabloidët e vendit theksojnë se kosovarët shqiptarë po nisin një luftë kundër popullit serb. Në këtë pikë disa media perëndimore kuptojnë atë që po ndodh dhe ndonjë gazetar, dukshëm në errësirë të fatit që në Kosovë janë mijëra ushtarë të NATO pikërisht për të mbrojtur vendin nga serbia, bindet që Beogradi po sulmon dhe është kështu që përfundon gjithçka, me barrikadat që vendosen menjanë deri në takimin e radhës. Tani jemi në këtë pikë të krizës. Të mbetura në këmbë për 20 ditë, barrikadat janë çmontuar dhe të gjithë janë kthyer në shtëpi, ama kësaj radhe rreziku ka qenë real. Kishte kamionë që bllokonin rrugët në 14 pika të vendit.
Në fundin e dhjetorit 2022 kam vizituar fshatin Rudarë. Një gazetar më ka treguar një autoçisternë dhe më ka shpjeguar se njerëzit qenë të shqetësuar për praninë e saj. Çisterna ishte plot me karburant, që mund të kishte shkaktuar një shpërthim në rast përplasjesh të dhunshme. Ndërsa po flisnim kam vërejtur prokurorë, mësues dhe mjekë (me sa duket e gjithë borgjezia serbe e veriut të Kosovës) që kalonin duke bërë muhabet me miqtë, duke ngrohur duart afër mangalleve. Disa njerëz qenë aty pasi donin të ishin, të tjerë sepse liderët politikë të tyre i kishin urdhëruar. Qenë edhe krerët e partisë kryesore serbe të Kosovës. Në një moment të caktuar është afruar një makinë. Katër djem me fytyrë të mbuluar kanë zbritur dhe janë larguar me hap të vendosur. Pastaj jam spostuar në Mitrovicën fqinje, një qytet ku serbët jetojnë në veri dhe shqiptarët në jug. Zona veriore ishte mbushur me flamur serbë dhe grafite me logon e Brigadës Veriore, shoqëruar nga mesazhi: “Mos u shqetësoni... Po presim!”. Por kush janë këta njerëz? Një milici serbe e gatshme të vihet në veprim? Askush nuk e di. Me zë të ulët banorët më kanë shpjeguar se vitin e fundit 600 banorë të vendit janë dërguar në Serbia për një stërvitje ushtarake, por nuk kishte asnjë mënyrë për të dalluar lajmet e vërteta nga ato false të përhapura nga BIA, shërbimi serb i sigurisë që sipas shumëve komandon nga ato anë. Banorët mbanin radhë përpara bankomatëve: duke parë se barrikadat kishin bllokuar dy pika kalimi kufitare në veri, njerëzit kishin frikë se mos bankave u mbaronin paratë në kesh.
Zonë e kufizuar
presidentin serb Aleksandar Vuçiç, por vendet perëndimore kanë ndërhyrë për ta bllokuar çdo zhvillim. Ndarja e territorit nuk ishte veçanërisht popullore as në Kosovë, as në Serbi. Problemi nuk ishte edhe aq veriu i Kosovës, por fakti i krijimit të një precedenti. Sikur ai rajon të bëhej pjesë e Serbis, çfarë do të ndodhte me Luginën e Preshevës, që është në Serbi, por e banuar me shqiptarë? Dhe çfarë të thuash për rajonet e Maqedonisë Veriore ku jeton një pakicë shqiptare apo për rajonet serbe dhe kroate të Bosnje Hercegovinës? Kështu kutia e Pandorës mbetet e mbyllur, por atëhere si mundet serbët e veriut të Kosovës të bëjnë një jetë normale?
Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje është çuditërisht e thjeshtë. Me vullnetin e duhur politik, nuk ekzistojnë probleme që nuk mund të zgjidhen apo aq më pak ridimensionohen. Për më shumë se 10 vjet të dyja palët janë konfrontuar në një dialog të promovuar nga Bashkimi Europian, duke arritur të gjenë marrëveshje të ndryshme që nuk janë zbatuar kurrë. Pushtimi rus i Ukrainës i ka dhënë një shtytje të re negociatave, të udhëhequra nga politikani sllovak Miroslav Lajëak, Përfaqësues Special i Bashkimit Europian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe nga diplomati amerikan Gabriel Escobar. Por qysh nga qershori 2022 Lajçak dhe Escobar ju është dashur t’ua kushtojnë energjitë e tyre shuarjes së zjarrjeve dhe shmangies së krizave me tema të ndryshme, nga targat e makinave tek kartat e identitetit, deri tek barrikadat. Në çdo rast, të dy ndërmjetësuesit e kanë një plan, të mbështetur nga Franca dhe Gjermania, që mund të jetë baza për një marrëveshje jetëgjatë. Theksojnë se Serbia dhe Kosova mund të bashkëekzistojnë si shtete të pavarur, por pa u njohur reciprokisht, si dy Gjermanitë në kohën e Luftës së Ftohtë, por kjo është vetëm pjesë e ekuacionit. Në këmbim të premtimit që të trajtohet nga Serbia si një shtet i pavarur, Kosovës do t’i duhet të respektojë një marrëveshje të firmosur më 2013 në bazë të të cilit komunat serbe mund të formojnë një lloj federate dhe të gëzojnë një autonomi substanciale në disa sektorë, si shëndetësia dhe arësimi. Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka përjashtuar këtë mundësi dhe kryeministri kosovar Kurti i është kundërvënë, por tani vuan presionet e aleatëve që ta gjejë një mënyrë në ndjekjen e kësaj rruge.
Përbuzje reciproke
Kriza e fundit e komplikon rrugëtimin drejt një marrëveshjeje. Serbët janë dorëhequr nga parlamenti, nga prokuroria në veri dhe nga forcat e policisë të Kosovës. Sipas Tatjana Lazareviçit, drejtore e së përditshmes online “KoSSev”, paso që serbët kanë lënë policinë kosovare, disa agjentë shqiptarë janë dërguar në veri për t’i zëvendësuar. Banorët i konsiderojnë “një forcë pushtuese”. Lazarevië shton se serbët “nuk donin të hynin në shtetin kosovar dhe vazhdojnë të mos e duan”. Por sikur të kishte një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, shton gazetarja, popullsia do ta pranonte. Sikur vërtet të arrihej në një ujdi, çfarë zgjedhjesh do të kishin në dispozicion sebët e Kosovës? Veriu i Kosovës mund të jetë një vend i rrezikshëm. Sikur të gjendej një marrëveshje, kjo do të ishte në interesin e Serbisë, nuk do të tolerohej asnjë mospranim: në këtë zonë politika dhe krimi i organizuar mbivendosen akoma më shumë sesa në zonat e tjera të Ballkanit. Pavarësisht problemeve të javëve të fundit, dikush është optimist. Jeff Hovenier, ambasadori amerikan në Prishtinë, thotë se për momentin njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë “është e pamundur”, por shton se “vështirësitë mund të tejkalohen. Nëse e konsideron këtë marrëveshje si një hap drejt zgjidhjes, kupton se shanset e suksesit janë konkrete”. Ivan Vejvoda, eksperto serb dhe shef i programit Europe’s Futures të Institutit të Shkencave Njerëzore të Vjenës (IWN), është dakord. “Të dyja rreshtimet e kuptojnë se duhet të procedojnë në drejtimin e dakordësuar. Po kërkojnë një mënyrë si të dalin fitimtarë, por e vërteta është se asnjë asnjë nuk do të ketë gjithçka që do”.
Kurti mbetet i bindur se Serbia nuk ka interes të gjejë një kompromis, ndërsa Vuçiçi ka theksuar se Beogradi nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Kurti më ka thënë se është i bindur që Vuçiçi do të mëshojë akoma për një ndarje të territorit dhe flet sikur “të jetë duke kërkuar një makinë kohe. Nganjëherë duket se kthehet në 1999, herë të tjera në 2007 (domethënë përpara shpalljes së pavarësisë së Kosovës), por e kupton se nuk mund të kthehet prapa”. Shumë diplomatë mendojnë se Kurti është shumë i ngurtë dhe sepër këtë e ka humbur mbështetjen perëndimore, por politika intransigjente e tij ndaj Vuçiçit ka prodhuar disa rezultate. Presidenti serb është në linjë mbrojtëse dhe muajt e fundit i është dashur të bëjë lëshime. Më 15 dhjetor 2022 Kosova ka parqitur kërkesën për aderim në Këshillin e Europës dhe ka marrë premtimin se në 2024 qytetarët e saj nuk do të duhet më të kërkojnë ndonjë vizë për vendet e zonës Schengen. Përtej aspekteve teknike, një pjesë e problemit mbetet ngushtësisht personale. Vuçiç dhe Kurti e përbuzin njëri tjetrin. Kur serbi ishte ministër, Kurti ishte një i burgosur politik në një burg serb. Më 1 dhjetor Vuçië e ka quajtur Kurtin një “terrorist të qelbur”. Kjo situatë e bën akoma më të vështirë arritjen e një mirëkuptimi. Pasi kam lënë “Number One” në Mitrovicën Veriore, me Jakshiçin kemi ecur deri në urën e lumit Ibër. Mbi urë kalimi i automjeteve është i ndaluar nga 1999, por mund të kalohet akoma në këmbë. Jakshiç, ish administrator gjyqësor i gjykatës së bashkuar të Mitrovicës, më ka treguar se kur ai dhe serbët e tjerë të gjykatës u dorëhoqën, i përshëndetën kolegët shqiptarë me lot në sy, si shokë. Në atë moment Jakshiç kishte menduar se tashmë nuk mund të kthehej prapa, por teksa qemë bashkë kemi qeshur me idenë se unë mund t’i bëj sërish të njëjtat pyetje pas 10 vjetësh. Sikur doja të vija bast, do të thoja se ekziston një shans i mirë prej 60% se do të jetë kështu.
(Tim Judah për UnHerd)
Përgatiti: Armin Tirana