1/14/2026 12:06:57 PM

Pse të gjithë ikin nga Meta? 40 figurat që u distancuan, nga grupi i 2009-ës te Agron Çela në 2023! Shkodra, qarku i fundit ku ‘shkërmoqet’ Partia e Lirisë

Duhet të lexoni

Shkodra ishte i vetmi qark ku LSI-ja e Ilir Metës, e shndërruar në Partinë e Lirisë, shmangu rënien dramatike në zgjedhjet parlamentare të 2021. LSI-ja preku fundin në 11 nga 12 qarqe, ndërsa nuk arriti të merrte asnjë mandat në 9 qarqe të vendit.

Disfata dramatike e LSI-së ishte edhe shkaku kryesor i humbjes së opozitës në zgjedhjet e 25 prillit 2021, pasi nga ana tjetër, Partia Demokratike u rrit me 165 mijë vota krahasuar me rezultatin në zgjedhjet e 2017.

Qëndrueshmëria elektorale e partisë së Ilir Metës në Shkodër i atribuohet biznesmenit dhe deputetit Agron Çela, i konsideruar si një nga pikat e forta të LSI-së në këtë qark, ashtu siç ishte Nasip Naço në Berat, Lefter Koka në Durrës etj.

Por, ditët e fundit, edhe Agron Çela ka deklaruar publikisht largimin nga Partia e Lirisë dhe kalimin në Partinë Socialiste. "Unë jam shumë korrekt, kam mbyllur një lëvizje me Partinë e Lirisë, po shikoj rrugë të tjera. Kam shumë oferta nga parti të tjera", tha Çela. Bashkë me Çelën po afrohet me PS-në edhe Edmond Ndou, i cili ka qenë kreu i degës së Partisë së Lirisë në Shkodër. Ikjet e mëdha nga LSI-ja ndahen në tre faza që nga themelimi në 2005 dhe deri më sot pas ndryshimit të emrit në Partinë e Lirisë.

Faza e parë e largimeve u shënua në korrik-gusht të vitit 2009, kur Ilir Meta mblodhi 85 mijë vota për të rrëzuar Sali Berishën nga pushteti dhe më pas iu bashkua Berishës, duke qeverisur bashkë deri në vitin 2013. Figurat kryesore themeluese si Fatos Klosi, Sabit Brokaj, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Mustafa Muçi dhe Sokol Axhemi kundërshtuan aleancën me Berishën dhe u larguan nga LSI-ja. Meta i konsideroi largimet si diversion i Edi Ramës.I 

'Eksodi’ i dytë i madh në LSI është shënuar pas aleancës së dytë mes Ilir Metës dhe Sali Berishës, në fillim të vitit 2018 deri para zgjedhjeve parlamentare 2021. Nga partia e Ilir Metës u larguan Nasip Naço, Lefter Koka, Gledion Rahovica, Alqi Bllako, Elez Gjoza, Hasan Halili etj. Largimi ndikoi në rënien e LSI-në zgjedhje, sidomos në Durrës, Tiranë dhe Berat. Pas zgjedhjeve nga LSI-ja u largua edhe Luan Rama, i cili pati përplasje me Petrit Vasilin dhe Metën në Vlorë.

Nga viti 2018 dhe në vijim, LSI është braktisur nga dhjetëra përfaqësues vendorë. Në Tiranë, nga LSI janë larguar Bora Panajoti, Genta Mezini dhe Naim Halili, në Fier Natasha Yzeiraj dhe Thoma Tyto dhe Marsida Bega, në Blesh Besmira Xhaferri dhe Ramadan Elezi, në Gjirokastër Adrian Hyska, në Shkodër Elton Radovani, Sokol Jubica, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj, në Devoll Albert Lilo, Perlat Xhaçi, Aldo Shpuza dhe Enver Manoku, në Durrës, Adriana Hatellari, Iris Gruda, Sanije Doda dhe Skënder Korriku, në Korçë Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti, në Kurbin Drane Halilaj dhe Vlash Piroli, në Vlorë Artimida Luci, në Kukës Zarie Visha etj.

Në vitin 2019, u larguan nga LSI-ja Ralf Gjoni, Ylli Shehu, Nimet Musai etj. Edhe këto lëvizje u konsideruan nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi si pastrim i partisë së tyre dhe pazare të Ramës.

Faza e tretë e largimeve nga LSI ka nisur disa muaj para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Edhe pse nuk e fshehu nervozizmin, Ilir Meta tentoi të relativizonte largimin e Agron Çelës dhe Edmond Ndout, duke deklaruar se “Nuk shqetësohem për merkatot e Rilindjes".

Figurat politike që u larguan nga partia e Ilir Metës: 

Agron Çela

Luan Rama

Nasip Naço

Lefter Koka

Robert Bitri

Alqi Bllako

Ralf Gjoni

Gledion Rehovica

Ergys Agasi

Emond Rrushi

Edmond Ndou

Ylli Shehu

Shemsi Prençi

Edmond Haxhinasto (distancuar)

Vangjel Tavo (distancuar)

Fatos Klosi

Sabit Brokaj

Pëllumb Xhufi

Ndre Legisi

Sabit Brokaj

Mustafa Muçi

Sokol Axhemi

Dritan Prifti

Pjerin Xhuvani

Besjan Pesha

Spartak Braho

Elez Gjoza

Hasan Halili

Aurora Mara

Enver Roshi

Edlira Hyseni

Elda Hoti

Ediola Braho

Nimet Musai

Enada Koçiraj

Bora Panajoti

Elton Radovani

Genta Mezini

Parid Xhihani

Aleksandër Lipivani

Ali Karaj

Shqiptarja.com


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate