Gazetarja Anduena Bajqinovci foli në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shtërpcë ku mbetën të plagosur dy të rinj serbë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tregoi deklaratën e të ëmës së njërit prej të plagosurve që sipas saj ushtari i Kosovës nuk ka qëlluar drejt të rinjve por në tokë.
Dy të rinjtë aktualisht mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
“Dy të plagosurit janë në gjendje stabël dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vet nëna e njërit prej të plagosurve ka folur për mediat serbe ku tregon se i dyshuari nuk ka shtënë në drejtim të individëve por në drejtim të tokës
Ai ka qenë pjesëtar i forcave të sigurisë së Kosovës. I dyshuari para drejtësisë ka deklaruar se e ka bërë për vetëmbrojtje dhe nuk ka shtënë drejt të plagosurve.
Ai ka qenë duke marrë rrugën drejt Brezovicës ku një grumbull njerëzish e kanë ndalur me veturë dhe e kanë sulmuar dhe ofenduar. Ushtari në mënyrë që t’i largojë ka shtënë disa herë në ajër dhe në tokë”- tha ajo.