12/28/2025 3:41:26 AM

Olta gaforre, Kejvina binjakët, Tea peshqit, ç’tregojnë shenjat e horoskopit për banorët e BBV2

Duhet të lexoni

Big Brother VIP 2 ka nisur dhe që mbrëmjen e djeshme të gjithë janë sy e veshë tek banorët e rinj që do na shoqërojnë këto muaj. Ne të revista who nuk mund të mos kërkonim për shenjën e horoskopit të gjithsecilit për të kuptuar kështu më shumë mbi karakterin e këtyre personazheve.

Këtë Big Brother kemi 2 Dashë: Zhaklina Gjollën dhe Ronaldo Sharkën. Të dy çuditërisht janë edhe gazetarë, miq dhe gjithashtu po e kalojnë eksperiencën në BBV të ngujuar në një rulotë. Shenja e Dashit, duke qenë shenjë zjarri nuk e pëlqen aspak kufizimin, prandaj dhe për Zhaklinën e Ronaldon kjo sfidë është goxha e vështirë. Me siguri pasi të futen në shtëpi me banorët e tjerë prej tyre presim shumë shpërthime dhe ndezje debatesh.

Këngëtarja nga Kosova, Ari Blue është Dem. Ajo ra në sy me pamjen e saj sapo hyri në BBV dhe opinionistët e komentuan si një vajzë shumë të bukur. Epo Demi është shenjë e drejtuar nga planeti i bukurisë Venus kështu që është mëse e qartë.

Kejvina dhe Mikela i përkasin shenjës së Binjakëve. Dhe ndonëse kanë kaluar vetëm pak orë që nga hyrja e tyre, janë tashmë dy nga vajzat më të komentuara.

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë të shenjës së Gaforres. Për Oltën mjafton të përmendim faktin që si një Gaforre e vërtetë u kujdes të mirëpriste çdo banor të ri që hyri në shtëpi. Gaforret janë të dashura, të përkushtuara, plot humor, por edhe të ndjeshëm. Këtë pjesë na mbetet ta njohim në vazhdim tek Olta dhe Luizi.

Këtë vit kemi dy Luanë në shtëpi dhe të gjithë e dimë që Luanët duan patjetër të jenë të parët kështu që me siguri do shohim kokë më kokë Amos Zaharian dhe Herion Mustafarajn.

Dea Mishel i përket shenjës së Virgjëreshës. Delikate, të kuruara dhe detajiste janë vajzat e shenjës së Virgjëreshës, ashtu si dhe Dea.

I vetmi Akrep në shtëpi është Gent Hazizi. E dimë të gjithë që Akrepët janë misteriozë kështu që nëse mendonim se e njihnim Gentin deri diku, ky show do na tregojë një anë tjetër të aktorit.

Kiara Tito është Bricjap. Përfaqësuesit e kësaj shenje janë njerëz me këmbë në tokë dhe ku më mirë se Kiara e tregon këtë, një vajzë e matur dhe që gjithmonë është munduar të qëndrojë larg sherreve në showbiz.

Dhe të shenjës së Peshqve janë vetëm dy vajza, të dyja nga “Përputhen”. Efi dhe Tea. Njerëzit e shenjës së Peshqve janë ëndërrimtarë dhe ndonjëherë të befasojnë prandaj na mbetet të presim si do na befasojnë Efi dhe Tea.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate