12/28/2025 1:47:05 AM

“Suedisë i takon t’i nisë konsultimet me shtetet anëtare për Kosovën në BE”

Duhet të lexoni

Më 15 dhjetor, Kosova aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e bëri kryeministri Albin Kurti, duke e dorëzuar aplikacionin te presidenca çeke e BE-së.

E kjo çështje, por edhe arritja e liberalizimit të vizave për Kosovën, nga presidenca çeke e BE-së, e cila e përfundon misionin e saj në fund të këtij viti, janë dy prej arritjeve më të mëdha gjatë mandatit të saj 6-mujor.

Kështu së paku ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm çek, Martin Koshatka, në një intervistë për “europeanwesternbalkans”.

“Së pari, kemi pasur një samit të mirë BE-Ballkani Perëndimor – i mbajtur për herë të parë në rajon, në Tiranë. Si Bashkimi Evropian, jo vetëm që kemi rikonfirmuar angazhimin tonë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, por kemi bërë thirrje edhe për përshpejtimin e procesit të zgjerimit. Kemi mbajtur Konferenca Ndërqeveritare (IGC) me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bosnja dhe Hercegovina ka marrë statusin e kandidatit, Kosova regjimin pa viza. Për më tepër, Kosova ka paraqitur kërkesë për anëtarësim në BE”, theksoi numri dy i MPJ-së çeke.

Më tej, ai sqaroi se në pjesën e parë të vitit 2023, presidencën e BE-së do ta kryesojë Suedia, e cila sipas tij, do të merret me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Koshatka tha se ky shtet pritet t’i nisë negociatat me shtetet anëtare në mënyrë që ta afrojë Kosovën me BE-në.

“Nga secila Presidencë pritet të bëjë atë që është e nevojshme. Duke pasur parasysh datën kur Kosova vendosi të dorëzojë aplikacionin (15 dhjetor), nuk kemi pasur kohë të bëjmë më shumë se sa të informojmë ambasadorët e COREPER-it (Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm në Bashkimin Evropian) të shteteve anëtare të BE-së se Kosova ka dorëzuar aplikacionin. Presidencës së ardhshme suedeze do t’i takon të fillojë konsultimet me shtetet anëtare”, potencoi zëvendësministri i Jashtëm çek, Martin Koshatka. /Klankosova.tv


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate