12/27/2025 1:59:47 PM

?Agjentja e KGB thotë se ka dhjetëra spiune si ajo në Britani e SHBA: Vëmë nën kontroll burrat e fuqishëm

Duhet të lexoni

Aliia Roza, ish operativja e sigurisë ruse që tashmë jep mësim për teknikat sekrete të joshjes në SHBA, thotë se agjentë si ajo “ka kudo në Amerikë e Britani”.

Aliia Roza, ish-agjente e KGB që thotë se stërvitja i dha fuqinë “për të joshur çdo burrë”, tashmë pretendon se si ajo, ka me dhjetra gra që agjencitë britanike e amerikane shpërndajnë në botë për të vënë nën kontroll burrat e fuqishëm.

Madje ajo shton se dhe lideri Vladimir Putin përdor të njëjtat teknika psikologjike pas të fituar besimin e popullit rus.

“Nganjëherë agjentët jetojnë në vende të ndryshme, si Amerikë apo Angli, dhe mund të sillen si në një familje të zakonshme”, thotë Aliia për të përditshmen Daily Star.

Nganjëherë janë dy agjentë, një mashkull e një femër … të cilët mund të martohen. Ata mund të lindin fëmijë. Janë si një familje normale dhe nuk e kupton që janë agjentë”.

“Por gjatë gjithë kohës, ata vetëm dëgjojnë,” shton Aliia.

Ajo shton se spiunazhi mund të mos jetë fare ‘dramatik apo veprues’, pasi “jo cdo agjent është një James Bond!”

Aliia shton se qeveritë e të gjithë botës kërkojnë të dinë e të kontrollojnë çfarë mendojnë njerëzit në kokën e tyre, si në Evropë, Amerikë, Rusi, Britani, Kinë e kudo.

Ajo shton se ëndrra e Putin është risjellë bashkë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, dhe për këtë sipas saj, Putin ka në dorë teknikat e KGB për të infuencuar popullin rus.

Gruaja thotë: “Ai ka ndërtuar ‘markën’ e tij me kujdes … i njeh të gjitha teknikat psikologjike të KGB që e kanë bërë super të fuqishëm”.

Ajo shton se fushata ruse e propagandës që e tregon të zhveshur në kalë, ose duke u hedhur në det duke kërkuar thesare, e bën të duket si një “James Bond i përkryer”.

Aliia shton se në të njëjtën mënyrë si një grackë dashurie “që bën burrin të besojë se dikush është dashuruar me të”, edhe Putin e bërë Rusinë të bjerë në dashuri me të duke krijuar një imazh të përpunuar më së miri.

Ai ka pushtet, ka mjete manipulimi dhe po krijon aleanca me Kinën, Indinë dhe vende të tjera aziatike e latine, për t’u bërë një kundërpeshë ndaj Amerikës e Evropës”.

Ndërsa shton se megjithëse shtypi perëndimor thotë se sanksionet po shkatërrojnë ekonominë e Rusisë, Aliia beson se rusët janë shumë të lumtur.

Më në fund ajo parashikon se “Ukraina nuk do të ekzistojë më, pasi vendi do të jetë shumë më i vogël”.

Aliia beson se gjysma e territorit të Ukrainës do të absorbohet në Evropë dhe pjesa tjetër te Rusia.

“Është e trishtë që shumë njerëz vdiqen për këtë, ose e lejuan të ndodhte”, përfundon ajo.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate