12/27/2025 12:09:04 PM

Kosova kërkon njohjen nga Nepali

Duhet të lexoni

Ambasadori i Kosovës në Bangladesh, Guner Ureya, ka kërkuar njohjen e Kosovës nga Nepali. Ai në një intervistë me Himalyan Times, ka thënë se njohja e Kosovës është e rëndësishmë për paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Ballkanik,

“Pavarësia e Republikës së Kosovës i mundësoi popullit të Kosovës të arrijë suksese të mëdha në një periudhë të shkurtër 14-vjeçare. Prandaj si një vend paqedashës, është shumë e rëndësishmë që Nepali dhe populli nepalez ta njohin Kosovën”, ka thënë ai.

Shpresojmë që Nepali ta njohë zyrtarisht Kosovën sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që silueta e flamurit të Nepalit të pasqyrohet në ndërtesën e qeverisë së Kosovës me fjalët “Faleminderit Nepal””, tha ambasadori.

Ai foli për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Nepalit.

Ka mundësi dhe potenciale të shumta për bashkëpunim mes dy vendeve. Marrëdhëniet që kemi zhvilluar me Bangladeshin në pesë vitet e fundit mund të shërbejnë si shembull për marrëdhëniet tona të ardhshme me Nepalin. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Bangladeshin, u iniciuan marrëveshje dhe bashkëpunimi tregtar, kulturor, arsimor dhe ndërveprimet mes njerëzve janë rritur. Ne mund ta bëjmë të njëjtën me Nepalin”

Ureya është prononcuar edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Ai tha se shteti serb po pëpiqet të destabilizojë Kosovën, derisa shtoi se Kosova është “vend i popullit të saj, i shqiptarëve të Kosovës, boshnjakëve, serbëve, turqve e të tjerë”.

“Në fakt, këto përpjekje janë të dëmshme për të gjithë. Rreth 98 për qind e popullit të Kosovës janë të vendosur për të mbrojtur integritetin territorial të vendit. Dy për qind e popullsisë së manipuluar nga Serbia në këtë fazë herët a vonë do t’i kuptojnë faktet dhe do të integrohen plotësisht në shoqërinë kosovare. Kosova nuk do të jetë kurrë Serbi. Kosova është një vend i popullit të saj, i shqiptarëve të Kosovës, boshnjakëve, serbëve, turqve e të tjerë. Natyrisht, ne vazhdojmë dialogun tonë me Beogradin për normalizimin e marrëdhënieve. Megjithatë, nuk duhet harruar se qëllimi i dialogut është të sigurojë normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve sovrane”, është shprehur ai.

Ai tha se herët a vonë Serbia dhe Kosova do ta njohin njëra- tjetrën.

“Herët a vonë ne do të njohim njëri-tjetrin dhe ajo ditë do të jetë një ditë shumë e bukur”, tha ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate