12/26/2025 3:49:08 AM

Ky është Faik Stojna që kishte lidhje intime me Marjeta Karajn e cila dyshohet se urdhëroi vrasjen horror të Menduh Kurt-Dedës

Duhet të lexoni

Personi në foto është Faik Stojna, 61-vjeçari i cili ka pasur lidhje intime me Marjeta Karajn i cili ka ndihmuar për zbardhjen e vrasjes së, 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda.

‘Tvklan’ raporton se Stojna ka pasur lidhje intime por dhe marrëdhënie pune me Marjeta Karajn, e cila urdhëroi djegien e Mendu Kurt-Dedës në vitin 2017, krim që u krye nga djali i saj Besmir Karaj dhe shoku i tij Gazmir Ngota.

Vetë ata i kishin treguar për krimin që kishin kryer. Faik Stojna 61 vjeç, me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë, vendosi t’i denonconte në policinë e kryeqytetit, duke kërkuar dhe ndihmë për veten pasi mpleksja me organizatoren tashmë mund t’i rrezikonte jetën dhe atij.

Faik Stojna në mënyrë të përmbledhur ka deklaruar se në vitin 2014 është njohur me Merjeta Karaj me të cilën ka krijuar një lidhje intime e cila ka qenë e punësuar si sekretare e një OJF-je me kryetar të ndjerin Menduh Kurt-Deda.

Sipas deklaruesit Faik, midis Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Dedës, ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës. Më pas, për zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve Marjeta Karaj ka përfshirë djalin e saj Besmirin, i cili në bashkëpunim me një shokun e tij në muajin Maj 2017 e kanë marrë dhe hipur shtetasin Menduh Kurt-Deda në automjetin e markës Ford Focus me ngjyrë jeshile në posedim nga shtetasi Faik Stojna dhe përdorim nga Besmir Karaj, dhe e kanë transportuar në drejtim të vendit të quajtur Kodër Shupal.

Sipas deklaruesit Faik Stojna, këto fakte ai i ka mësuar disa kohë më pas nga Besmir Karaj, si dhe mamaja e tij, Marjeta Karaj, me të cilën fillimisht ka pasur lidhje intime, ndërsa më pas ka pasur mosmarrëveshje lidhur me një borxh ndërmjet tyre.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate