12/17/2025 6:39:20 PM

Natë rekordesh në Champions. Mesi barazon Ronaldon, Mbape i kalon të dy

Duhet të lexoni

Ndeshja e sotme mes PSG dhe Klub Bryzh, ka kthyer parisienët te fitoret, por ka qenë e rëndësishme sidomos për dy prej futbollistëve të kësaj skuadre, Kilian Mbape dhe Lionel Mesi, të cilët shënuan nga dy gola në këtë duel.

Mesi vazhdoi duelin e tij historik me Kristiano Ronaldon dhe me golat e realizuar kundër belgëve sot, barazoi numrin e skuadrave të ndryshme ndaj të cilave ka shënuar portugezi në këtë turne. Të dy tashmë janë në kuotën e 38 ekipeve të ndryshme ndaj të cilave kanë shënuar në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë, të ndjekur nga Benzema me 24 skuadra.

Ndërkaq, me penalltinë e gjuajtur sot, Mesi barazon Ronaldon edhe me këtë statistikë, pasi të dy janë në kuotën e 22 të tillave të ekzekutuar në turne, duke mbajtur vendin e parë në klasifikimin e të gjitha kohëve. Portugezi ka shënuar 19 e gabuar 3, ndërsa argjentinasi ka gabuar 1 më shumë.

Por e dhëna më mbresëlënëse është ajo e Kilian Mbape, i cili sot shënoi 2 gola e dha asistin te goli i parë i Mesit, Tani rezulton se deri tani ka shënuar 31 gola e dhënë 20 asiste në Ligën e Kampioneve, pa mbushur ende 23 vjeç. Në moshën e tij, Ronaldo kishte shënuar 8 gola e dhënë 8 asiste, ndërsa Mesi kishte shënuar 25 e dhënë 8 asiste.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate