12/17/2025 4:39:25 PM

Zbardhet qëndrimi i Presidentit të SHBA/ Biden paralajmëron Putinin për sanksione të forta nëse sulmon Ukrainën

Duhet të lexoni

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan zbardhi për median qëndrimin e Presidentit Biden gjatë bisedimeve virtuale që zgjatën për rreth dy orë me Presidentin rus Vladimir Putin. Ai tha se zoti Biden ishte i hapur dhe i drejpërdrejtë me zotin Putin, dhe i tha atij se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim për t’u siguruar që Rusia të mos sulmojë Ukrainën.

Por zoti Sullivan tha gjithashtu se Uashingtoni beson se Presidenti Putin, nuk e ka marrë ende një vendim lidhur me sulmin.

Megjithatë Shtetet e Bashkuara po përgatitet për të gjithë skenarët dhe do të japin një përgjigje specifike e të fuqishme, nëse do të kërkohet.

Gjatë takimit Presidenti Biden e mirëpriti mundësinë për t’u angazhuar direkt me Presidentin rus Putin dhe tha se asgjë nuk mund ta zëvendësojë dialogun e drejpërdrejtë.

Kremlini njoftoi të martën se Presidenti rus Vladimir Putin i paraqiti Presidentit të Joe Biden një kërkesë për garanci ligjërore e të detyrueshme që NATO të mos zgjerohet, duke nënkuptuar anëtarësimin në aleancë të Ukrainës.

Kremlini tha gjithashtu se gjatë dy orë bisedimesh me Presidentin Biden zoti Putin tha se NATO po forcon potencialin e saj ushtarak pranë kufijve të Rusisë dhe “po bën përpjekje të rrezikshme për të siguruar kontrollin mbi territorin e Ukrainës”.

Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan tha se pas bisedës me zotin Putin, Presidenti Biden bisedoi me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe e pritet që ditën e enjte të zhvillojë një bisedë me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky./VOA


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate