12/20/2025 9:55:56 AM

Llojet e pagjumësisë, cilat janë dhe si t’i dalloni

Duhet të lexoni

Vështirësia në të fjetur është vetëm një prej tyre. Ka njerëz që nuk i zë gjumi lehtë, që nuk flenë dot gjithë natën ose që zgjohen shumë herët.

Studimet e fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë identifikuar kategoritë e pagjumësisë, të cilat do t’i gjeni si më poshtë:

Pagjumësia e përgjithshme

 

Pagjumësia e përgjithshme ka të bëjë me vështirësi në fjetje dhe zgjimin përpara kohe. Këto çrregullime mund të përkufizohen edhe nga një cilësi e dobët e gjumit.

Pagjumësia e përshtatur

çrregullim i njohur edhe si pagjumësia akute ose pagjumësia afat-shkurtër buron nga stresi ose edhe nga një emocion i bukur që largon gjumin.

Me t’u larguar stresi ose emocioni pozitiv, rikthehet gjumi normalisht.

Pagjumësia e nxitur 

Kjo ndodh me fëmijët, Kur fëmijët nuk bien për të fjetur vetë, por kanë nevojë që prindërit të diktojnë orën e gjumit.

Nëse kjo ndodh, fëmijët flenë normalisht, në të kundërt ata mund të qëndrojnë zgjuar për shumë orë.

Pagjumësia idiopatike

Ky është një çrregullim që zgjat gjatë gjithë jetës dhe nis që në fëmijëri.

Ajo mund të shkaktohet nga ndonjë problem mjekësor, psikik, ngjarje stresuese, përdorimi i medikamenteve e të tjerë. Ky çrregullim ndodh kur në organizëm prishen ekuilibrat. Sistemi i zgjimit është tepër aktiv dhe ai i gjumit jo.

Pagjumësia për shkak të medikamenteve dhe kafesë

Medikamentet, kafeja, alkooli, substancat e tjera apo një ushqim i caktuar që ju rëndon, e prishin cilësinë e gjumit.

Ky çrregullim vijon për kohë të gjatë edhe ku i keni lënë këto pije, medikamente apo substanca.

Pagjumësia për shkak të një problemi mjekësor

 

Problemet mjekësore shkaktojnë pagjumësi. Ky çrregullim më pas mund të vazhdojë të shpaloset herë pas here edhe nëse problemi mjekësor është zgjidhur.

 

Pagjumësia Paradoksale

 

Kjo pagjumësi është e ashpër dhe bën që njerëzit të ndihen sikur nuk kanë fjetur për një ose dy ditë.

 

Njerëzit e prekur nga ky çrregullim thonë se janë të vetëdijshëm për mjedisin rrethues edhe nëse duket sikur po flenë. Ata kanë tendencën ta ekzagjerojnë për kohën që u është dashur të mbyllin sytë dhe për sasinë e gjumit.

Pagjumësia Psikofiziologjike

Ky çrregullim shoqërohet me një shqetësim të tepruar në lidhje me arsyet që ju mbajnë zgjuar. Pagjumësia në fjalë shfaqet ngadalë dhe avancon me kalimin e viteve.

Njerëzit e prekur nga ky problem, ndihen të shqetësuar sapo vjen ora e gjumit. Ata tensionohen shumë dhe më pas nuk flenë dot.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate