12/20/2025 7:51:28 AM

Ulja e pagave në sistemin e drejtësisë, Ekspertët: Niveli i korrupsionit mund të rritet

Duhet të lexoni

Prokurorët e gjyqtarët mund të performojnë dobët dhe mund të rritet niveli i korrupsionit në sistemin e drejtësisë, po vlerësojnë ekspertët e kësaj fushe.

Kjo për shkak të zvogëlimit të pagave, edhe pse vendimi i Qeverisë është pezulluar  nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha se siguria financiare e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e garantuar me Kushtetutë, duke e përshëndetur vendimin e Themelores.

 

Ai më tej shtoi se në bazë të standardeve ndërkombëtare ndalohet apo kufizohet e drejta qoftë që të preken apo të zvogëlohen pagat e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

 

“E para është vendi i mirë i Gjykatës Themelore në Prishtinë që ka caktuar masë të sigurisë në vendimin e qeverisë nga e cila është përgjysmuar paga e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në anën tjetër siguria juridike, siguria financiare e gjyqtarëve dhe prokurorëve është e garantuar me Kushtetutë, është e garantuar me ligj, është e garantuar me praktikën apo standardet ndërkombëtare që e qeverisen fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Me vetë faktin që është standard ndërkombëtarë dhe pothuaj se shumica e shteteve të rajonit në Kushtetutat e tyre kanë dispozita ku ndalohet apo kufizohet e drejta qoftë legjislative qoftë ekzekutive, që të preken apo të zvogëlohen pagat e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, besoj që dëshmon mjaftueshëm se sa është e rëndësishme që të sigurohet pavarësia e sistemit gjyqësor dhe prokurorial” tha ai për Ekonomia Online.

 

Miftaraj tha se nëse vendimi i Qeverisë për ulje të pagave në këtë sektor do të mbetet në fuqi, atëherë gjyqësori dhe prokuroria do të rrezikohen jo vetëm me performancë të dobët, por edhe me rritje të nivelit të korrupsionit.

 

“Në anën tjetër pa dyshim që nëse pagat e tyre zbriten siç është paraparë me vendimin e Qeverisë kjo do të kishte ndikim jo vetëm në efikasitet, por do të kishte kuptim ne menaxhimin apo administrimin e përgjithshëm të sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial. Si Institut i Kosovës për Drejtësi e kemi përmendur disa herë që kjo do t’i jepte rrugë korrupsionit në gjykata dhe prokurori, kur dihet mirëfilli se një gjyqtarë apo prokurorë është mësuar që brenda muajit të ketë të ardhura 1500 apo 2000 euro në muaj dhe këto të ardhura pastaj të përgjysmohen kjo rrit mundësit që të njëjtit pastaj ato mjete t’i marrin përmes rrugëve të tjera”, tha ai.

Profesoresha e Fakultetit Juridik Gjylieta Mushkolaj, tha se ulja e pagave është një problem që ka filluar më herët dhe sipas saj, nëse nuk ekziston pavarësia financiare në gjyqësor dhe prokurori nuk mund të ketë pavarësi.

 

Ajo shtoi se nga raporte e BE-së në vazhdimësi gjyqësori në Kosovë është kritikuar, raporton EO.

 

“Ky është një problem në vete që ka filluar më herët, ne kemi pasur një rritje të pagës së kryeministrit me vendim të vetin për vete dhe kabinetin e vet dhe kjo rritje automatikisht është reflektuar në rritjen e pagave të gjyqësorit”.

 

“Këtu përplase disa parime, në një nuk mund të flasim për pavarësi të gjyqësorit nëse nuk ekziston edhe pavarësia financiare, por megjithatë duhet të ekzistoj një disiplinë shumë e madhe sa i përket pagave. E dyta duhet pasur kujdes për parimin e ndarjes dhe ekuilibrimit të pushteteve, ky parim e ka kompnenten e aspektit buxhetor dhe financiar të tri degëve të pushtetit. Ky rrugëtim i joni na sjell para një situate tejet problematike, tash duhet me parë se cilin parim Kushtetues duhet ta shkelim, a parimin fundamenatle apo parimin tjetër”, tha ajo.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate