Franca po përballet me një situatë kaotike, ku jemi vetëm dy ditë larg finales së Botërorit 2022.
Për fatin e tyre të keq, "virusi i gamiles” nuk do ti lejojë të shkojnë në formën e tyre më të mirë.
Pas Rabio, Coman dhe Upamekano, tashmë janë infektuar edhe Konate dhe Varane. Ata janë ndjerë keq këtë të premte dhe janë larguar nga pjesa tjetër e ekipit.
RMC Sport raporton se në skuadrën franceze për momentin nuk ka asnjë shqetësim për praninë e dy qendërmbrojtësve në finalen e së dielës.
Federata Franceze e Futbollit ka vendosur maskën e detyrueshme në zonat mikse dhe ka shtrënguar masat sanitare.