12/17/2025 4:38:43 PM

Kurti ‘pajtohet’ me fjalët e Escobarit se Asociacioni duhet të diskutohet në takimin e ardhshëm

Duhet të lexoni

Nëse Kosova vazhdon të refuzojë formimin e Asociacionit, emisari amerikan, Gabriel Escobar tha se SHBA-ja do të punojë vetë për themelimin e tij. Sipas diplomatit, Asociacioni duhet të jetë temë në “diskutimin e radhës”.


Dhe, Kurti pret që Asociacioni të shtrohet për diskutim në Bruksel, kurdo që e thërrasin për takim.

Kryeministri Albin Kurti është në ditët e bashkërendimit të tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diku bashkohet me amerikanët edhe në çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që i ndan aq shumë.

Escobar, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, ishte i prerë për çështjen e formimit të Asociacionit. Madje tha se formimi i tij është çështja më e rëndësishme për SHBA-në dhe se ai duhet të jetë temë në “diskutimin e ardhshëm”.

“Të jem i sinqertë, unë mendoj se duhet të punohet menjëherë për Asociacionin. Duhet të jetë në agjendë për diskutimin e radhës. Ne duhet të mendojmë se si ta përdorim atë për të krijuar besim në mes të Qeverisë dhe komunitetit minoritar. Kjo nuk ka të bëjë me Serbinë. Kjo ka të bëjë me marrëdhënien ndërmjet Qeverisë dhe komunitetit minoritar, në kuadër të strukturës kushtetuese të Kosovës dhe plotësisht sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë Escobar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Dhe, kryeministri Kurti është i gatshëm për atë “diskutimin e radhës”, kurdo që e thërrasin në Bruksel.

Pas kësaj deklarate të Escobarit, Kurti tha në një intervistë për A2CNN që Asociacioni le të jetë kërkesë e palës serbe që shtrohet për diskutim në Bruksel.

“Unë nuk e mohoj që, në kuadër të dialogut, Serbia do ta ngrisë çështjen e Asociacionit të komunave serbe, si një model për të zgjidhur çështjet e të drejtave të pakicave kombëtare. Le ta bëjnë në kuadër të dialogut që duhet ta zhvillojmë në Bruksel. Pra, le të jetë kjo kërkesë e palëve serbe dhe unë pres kur do të na thërrasin herën e ardhshme në Bruksel”, tha Kurti shkruan Express.

Këtu ai shtoi se beson që, “edhe BE edhe SHBA, janë duke ndihmuar që të intensifikohet dialogu drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, ndërkombëtarisht të njohur…”.

Escobar është marrë më gjatë se kurdoherë tjetër me Asociacionin në vizitën e tij të fundit. Ai ka thënë se Asociacioni do të bëhet, edhe nëse nuk përfshihet Qeveria e Kosovës.

“Ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, ka thënë Escobar.

Emisari amerikan është i sigurt se Asociacioni nuk do t’i ngjajë Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, ashtu siç druhen e shohin shumë zyrtarë të Kosovës.

Ndonëse, Kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka deklaruar se ka ndryshuar qëndrim rreth Asociacionit, Escobar la Kosovën, pa i dhënë opsion se mund të mos e formojë fare bashkësinë e komunave me shumicë serbe.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate