9/3/2025 11:20:57 PM

EULEX konfirmon se i është kërkuar të ndërmjetësojë transferimin e Panticit

Duhet të lexoni

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX) konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka marrë kërkesë nga institucionet e Kosovës për të ndërmjetësuar transferimin e ish-policit serb, Dejan Pantic.


“Në linjë me mandatin e tij, EULEX po monitoron rastin e D.P”, u tha në përgjigje.

Dejan Pantic, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës, që lidh Kosovën me Serbinë.

Autoritetet në Kosovë dyshojnë se ai ka organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor.

Ndaj tij, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 dhjetor, shqiptoi një muaj paraburgim.

Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë të ditur se ku po mbahet Pantiqi.

.As EULEX-i nuk ka bërë të ditur se ku po mbahet ai ose si do të veprojnë lidhur me kërkesën për transferimin e tij.

EULEX tha po ashtu tha se përveç Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë, ky mision është në kontakt edhe me avokatin e Pantiqit, “i cili ka kërkuar nga misioni që ta monitorojë rastin”.

“Në linjë me mandatin tonë, misioni po monitoron këtë rast për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet e Kosovës. Ne përsërisim se është shumë e rëndësishme që të drejtat e D.P. të respektohen plotësisht në bazë të ligjit”, u tha në përgjigje.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk i ka dhënë ndonjë informacion REL-it se në cilin vend apo qendër paraburgimi gjendet ai. Këtë informacion nuk e kanë as familjarët, avokati i tij dhe as Avokati i Popullit të Kosovës.

 

Avokati i Pantiqit, Nebojsha Vllajiq, pretendon se klientit të tij po i shkelen të gjitha të drejtat e njeriut.

“Ai ka të drejtë të vizitohet nga një avokat, ta vizitojë familja e tij, të marrë trajtim [mjekësor] dhe gjithçka tjetër. E gjithë kjo është mohuar për faktin se nuk dihet ku është. E vërteta e vendndodhjes së tij duhet të publikohet”, ka thënë Vllajiq për Radion Evropa e Lirë.

Edhe zyrtarët serbë kanë akuzuar autoritetet në Kosovë për trajtim jo të duhur të Pantiqit. Policia e Kosovës ditë më parë hodhi poshtë pretendimet se Pantiqit nuk po i ofrohen barnat e nevojshme.

Arrestimi i Dejan Pantiqit ka nxitur disa serbë lokalë që të ngrenë barrikada më 10 dhjetor në rrugët kryesore që çojnë në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë dhe Bërnjak. Deri tani nuk ka pasur konfirmim se Pantiq është transferuar në ndonjë qendër paraburgimi dhe nëse e kanë penguar barrikadat në veri transportimin e tij.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate