Organi më i lartë i futbollit në botë, FIFA ka vendosur se ku do të mbahet Botërori i klubeve.
Është vendosur që ky kompeticion do të zhvillohet në Marok, transmeton IndeksOnline.
Botërori i klubeve pritet që të zhvillohet në muajin mars.
Në garë me Marokon për të pritur Botërorin e klubeve ishin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Abu Dhabi.