9/11/2025 6:21:34 PM

Deklarata bombë e Trump: Gjermania mund të shuhet si shtet!

Duhet të lexoni

 Ish-presidenti Donaald Trump ka çuditur me deklaratën e tij në lidhje me të ardhmen e Gjermanisë.

‘Gjermania së shpejti mund të pushojë së ekzistuari si një vend në mes të një krize energjie në përshkallëzim’, sugjeroi ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Gjatë një mitingu në Youngstown, Ohio të shtunën, Trump sulmoi pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, duke synuar politikat energjetike të Biden dhe të ashtuquajturën "Marrëveshja e Re e Gjelbër".

Sipas mediave, Trump pohoi se ndërsa nën drejtimin e tij SHBA-të janë bërë të pavarura nga ana energjetike dhe kanë qenë në rrugën e saj për t’u bërë "totalisht dominuese më e madhe se Arabia Saudite dhe Rusia së bashku, Joe Biden ka bërë që SHBA të lutet për energji".

Trump më pas përmendi gjendjen "e mjerueshme" të Gjermanisë në këtë fushë. Sipas ish-presidentit, ai paralajmëroi kancelaren e atëhershme Angela Merkel se gazsjellësi Nord Stream 2, i cili supozohej të dërgonte gazin rus në Gjermani, do e bënte Berlinin edhe më të varur nga eksportet ruse të energjisë. Trump tha se i dërgoi një "flamur të bardhë dorëzimi" Merkelit kur ajo refuzoi të braktiste projektin.

“Nëse e merrni 72 për qind të energjisë nga Rusia, ja një flamur i bardhë, sepse do të dorëzoheni shumë shpejt”, tha ish-kreu i shtetit amerikan.

Ai vazhdoi duke renditur "gjërat e këqija" që kishin ndodhur midis Berlinit dhe Moskës në të kaluarën si dëshmi se Gjermania nuk duhej të ishte mbështetur kaq shumë në Rusi.

Ish-presidenti amerikan arriti në përfundimin se Gjermania tani po i kthehet gjërave të modës së vjetër, duke përfshirë qymyrin, pavarësisht premtimeve të saj të mëparshme për të shkuar drejt gjelbërimit.

"Por ata nuk kanë zgjidhje, nuk do të kenë një shtet, nuk do t’u mbetet një vend”, paralajmëroi Trump, përpara se të kthehej në temën e politikës së brendshme.

Çmimet e gazit në Evropë u rritën në mënyrë dramatike menjëherë pasi Rusia nisi ofensivën e saj ushtarake kundër Ukrainës në fund të shkurtit, dhe që atëherë kanë qenë vazhdimisht më të larta se vitin e kaluar. Me tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 tani jashtë shërbimit, qoftë për shkak të vendimeve të Berlinit apo Moskës, qeveria gjermane ka vendosur masa emergjente për furnizimet me gaz. Disa zyrtarë të lartë në Gjermani kanë paralajmëruar se dimri i ardhshëm ka të ngjarë të jetë i vështirë.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate