9/11/2025 3:53:21 PM

U angazhuan edhe dy nga presidentët e Francës, zbulohen sekretet e rinovimit të Mbappe

Duhet të lexoni

Rinovimi i Kylian Mbappé në maj ishte një nga lajmet më të mira të vitit për PSG-në, nëse jo më i miri. Sulmuesi, pas disa muajsh në të cilët e ardhmja e tij dukej e destinuar me fanellën e bardhë (Real Madridi), vendosi të zgjasë marrëdhënien me parizienët për dy vite, me një vit tjetër opsional.

Gazeta "Le Journal du Dimanche" zbuloi këtë të diel disa nga sekretet e negociatave për rinovimin e sulmuesit. Shumë peshë në këtë rinovim kishte përfshirja e Emannuel Macron, Presidentit të Republikës, Nicolas Sarkozy, ish-presidentit, dhe niveleve të larta të shoqërisë franceze, të cilët i kërkuan Mbappe të vazhdonte aventurën e tij në Paris dhe të ishte shembull për shumë fëmijë transalpinë.

"Le Journal du Dimanche" thekson se Leonardo, ish-drejtori sportiv i PSG, u shkarkua në maj sepse refuzoi t’i jepte Mbappe shumë kompetenca në planifikimin sportiv. Talenti nga Bondy e ka mohuar këtë gjë në çdo konferencë shtypi, madje atij i është dashur të përsërisë sistematikisht se nuk ka kërkuar largimin e Neymar, i cili sipas mediave franceze është futur në listën e transferimeve gjatë merkatos së verës.

Lideri aktual i Ligue 1 ka bërë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Mbappe në Paris. Në organikë, për shembull, ai shtoi Julien Maynard, një gazetar i TF1, i cili ka një marrëdhënie të shkëlqyer me "klanin" e lojtarëve. Po kështu, Luis Campos si drejtor sportiv, një figurë paternaliste e sulmuesit gjatë kohës së tij te Monaco. Kësisoji, pjesët e enigmës shkojnë të gjitha në të njëjtin drejtim.

Megjithatë, merkatoja e PSG, e dështuar sipas fjalëve të vetë Luis Campos në "RMC Sport", nuk ka qenë tërësisht e kënaqshme për kryeqytetasit. Në fakt, "Le Journal du Dimanche" raporton se objektivi i sheikëve nga Katari fillimisht ishte që të luanin me formacionin 4-4-2, me Lewandowski dhe Mbappé në sulm, pa Neymar, i cili ishte në shitje.

Polaku shkoi te Barça, ndërsa në kryeqytetin francez nuk zbarkuan as Bernardo Silva apo Skriniar, dy objektivat e Luis Campos. Së fundi, një tjetër çelës për vazhdimin e Mbappé te PSG është pozicionimi i tij në fushë.

Lojtari donte vetëm dy pozicione: krahun e majtë ose qendërsulmues. Në ndeshjen e tij të parë të sezonit, kundër Montpellier në gusht, Galtier donte ta vendoste në krahun e djathtë, por zemërimi i futbollistit, sipas "Le Journal du Dimanche", bëri që ai të mos luante në atë pozicion.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate