Një sherr i ashpër ka ndodhur mes disa personave mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Dyshohet se për motive të dobëta, F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me S. D., 53 vjeç.
Si pasojë e konfliktit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë P. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.