Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, të dielën i është drejtuar popullit serb për takimin të cilin më 18 gusht e ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Mediumi “Independent”, fjalimin e tij e ka quajtur “të zjarrtë”, pasi aty Vuçiq bëri akuza.
Ka thënë se “Prishtina po dëshiron të largojë serbët nga Kosova”.
Për këto pretendime medium prestigjioz, raportoi se “Vuçiq nuk ka ofruar fakte”.
Fakte nuk kishte ofruar as presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili pretendonte se “rusët në Ukrainë po persekutohen”, raportonin mediat ndërkombëtare.