Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në provincën turke të Gaziantepit.
Fillimisht një automjet ka dalë nga rruga dhe në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e emergjencës dhe zjarrfikëset, si dhe një automjet transmeton agjencia e lajmeve IHA.
Më pas, një autobus pasagjerësh që po rrëshqiste në rrugë është përmbysur në afërsi dhe ka përplasur mjetet e parkuara të zjarrfikësve, ambulancës dhe agjencisë IHA.
Aksidenti ka ndodhur në një pjesë të autostradës TAG në lagjen Nizip, raporton Anadolu Agency./FrontOnline/