Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar pas katër vizitave të paralajmëruara nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë që nga fillimi i gushtit në bazat ushtarake pranë kufirit të Kosovës.
Vela, me anë të një postimi në ‘Twitter’ i ka quajtur këto veprime si tentime për destabilizim, që sipas tij, i shkojnë për shtati Rusisë.
Përderisa Vuçiq po thotë se “po lufton për paqe“, ushtria e Serbisë po rrit aktivitetet në kufirin me Kosovën. Ministria e Mbrojtjes së Serbisë lajmëroi katër vizita që nga një gushti nëpër baza ushtarake pranë Kosovës, për t’i matur “nivelet e gatishmërisë së tyre”, shkruan Vela.
While Vucic says he’s “fighting for peace”, #Serbia’s army increased activities on the border with #Kosovo.
SRB MoD announced 4 visits since Aug 1st to military facilities near to check their “readiness levels”
Such hostile actions are in line w destabilization goals. pic.twitter.com/mrQUX3U2LU
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 20, 2022