12/23/2025 12:56:42 PM

Debati për shaminë, Buxhovi: Aty ku klerikët flasin si politikanë dhe politikanët flasin me gjuhën e klerikëve, fillon shembja e shtetit sekular

Duhet të lexoni

Javët e fundit në vend është riaktualizuar çështja e bartjes së shamisë në shkolla.

Lidhur me këtë, sot ka reaguar edhe publicisti Jusuf Buxhovi, duke thënë se aty ku klerikët flasin si politikanë dhe e ndikojnë atë dhe, aty ku politikanët flasin me gjuhën e klerikëve dhe ndjekin interesat e tyre, hap pas hapi fillon shembja e shtetit sekular dhe, po ashtu, fillon rrënimi i arsimit laik.

Lexoni të plotë postimin e Buxhovit:

Shteti sekular dhe identiteti ynë kulturor dhe kombëtar në rrezik!

Aty ku klerikët flasin si politikanë dhe e ndikojnë atë dhe, aty ku politikanët flasin me gjuhën e klerikëve dhe ndjekin interesat e tyre, hap pas hapi fillon shembja e shtetit sekular dhe, po ashtu, fillon rrënimi i arsimit laik. Në këtë proces retrogard, evolucionet historike që kanë sjell emancipim iluminist,  zëvendësohen nga revolucionet fetare sipas modeleve të njohura ku  emancipimi dhe iluminizmi  zëvendësohet me klerikalizmin politik, që për viktimë të parë ka ndërrimin e identitetit kombëtar dhe qytetërues në atë fetar, siç po ndodh me krijimin e etnive fetare në Sanxhak, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, me çka krijohen platformat për shtete mbi baza fetare.

Ky proces, në saje të pazareve të vazhdueshme të elitave të papërgjegjshme politike në pushtet dhe jashtë pushtetit me klerikë që ndjekin agjendat e tyre për shtete fetare, tashmë ka prekur edhe shtetin e Kosovës dhe karakterin e tij sekular me arsim laik, gjë që rrezikon  jo vetëm qenien e tij, por edhe karakterin kulturor të lidhur me përkatësinë e qytetërimit perëndimor, për ç’gjë Perëndimi intervenoi ushtarakisht në vitin 1999 për t’i penguar projektet gjenocidiale të Çubrilloviqit dhe Millosheviqit!. /Telegrafi/

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate