Një person është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht në zyrën e tij një punonjës të KEDS-it.
Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Adem Jashari”, në Viti.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht në zyrën e tij viktimën mashkull kosovar zyrtar i KEDS-it. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.