9/2/2025 6:33:35 AM

Lejimi i bartjes së shamisë në shkolla/ Ky është qëndrimi i Ministrisë dhe njohësve të arsimit

Duhet të lexoni

Ditëve të fundit janë shtuar zërat për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Arsimit i cili e ndalon bartjen e shamisë në shkolla .

Një kërkesë për shfuqizimin e nenit kontestues të Udhëzimit Administrativ  i ka shkuar Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci nga ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurit, juristi Durim Berisha.

Berisha për FrontOnline tha se ndryshimi i këtij udhëzimi administrativ duhet të bëhet pasi që po kufizohet e drejta për arsimin dhe e drejta për të manifestuar besimin.

“Ndryshimi i Udhëzimit Administrativ duhet bërë për shkak se liritë dhe te drejtat themelore, në këtë rast e drejta për arsimim dhe e drejta për te manifestuar besimin, po kufizohen me akt nënligjor, gjë që është a palejueshme sipas Kushtetutës së Kosovës”, tha ai për Front Online.

Ndërsa i pyetur se pse e ka marrë iniciativën për t’i dërguar një kërkesë të tillë Ministres, Berisha thotë se ajo erdhi pas mosveprimit të tyre.

“Kërkesa drejtuar ministres znj. Nagavci vjen si rezultat i mosveprimit të kësaj ministrie për të përmbushur një detyrim ligjor, sepse dispozita e kontestuar është ligjërisht e pavlefshme. Prandaj besojmë se ministrja do t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës tonë”, u shpreh ai.

Se udhëzimi administrativ për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla duhet të ndryshohet e thotë edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Ai për FrontOnline, tha se jolegjitimiteti i këtij udhëzimi administrativ nuk guxon të vazhdoj tutje.

“Mbajta e mbulesës është e drejt e garantuar kushtetuese, sikurse që është edhe e drejta e barabartë e shkollimit. UA që kufizon mbajtjen e shamisë në shkolla të mesme të larta cenon këto të drejta dhe padrejtësisht mund të kufizoj shkollimin e nxënësve. Jo legjitimiteti i këtij udhëzimi administrativ nuk guxon të vazhdoj tutje”, tha Qehaja për Front Online.

Ndërsa nga Ministria e Arsimit, për FrontOnline, thonë se janë duke e trajtuar këtë çështje dhe se do të dalin me një vendim të ri.

“Si ministri këtë çështje jemi duke e trajtuar me kujdes dhe sapo të kemi një vendim të ri do të ju njoftojmë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka obligim që të sigurohet që çdo fëmijë të jetë në shkollë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për Front Online.

Për lejimin e bartjes së shamisë në shkolla edhe  në rrjetin social Facebook ka nisur një fushatë me fotografi me hashtag #ndryshojeni_ua_per_shaminë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate