Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur në Plazhin e Madh në Ulqin, raporton Vijesti.
Ekipi i mjekëve ka dalë në vendin e ngjarjes por që nuk kanë arritur ta kthejnë atë në jetë.
Siç raportohet, deri në breg fëmija është nxjerrë pa shenja jete nga një pushues tjetër nga Kosova.
12-vjeçari për pushime në Ulqin kishte shkuar me vëllanë dhe bashkëshorten e tij.
Vijesti më pas ka raportuar se tragjedia ka ndodhur të mërkurën, më 3 gusht.
Metropol Magazine