Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, ku një 37-vjeçar ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij.
Mësohet se 37-vjeçari Ramis Mici ka goditur me thikë për vdekje Jetlira Elezin, po 37-vjeçare. Si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë, ajo ka humbur jetën. Ramoz Mici së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh, në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë.
Edhe autori i vrasjes ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme. Mësohet se para pesë ditësh, kishte ndodhur një sherr mes tyre dhe 37-vjecari e kishte dhunuar bashkëjetuesen.
Viktima kishte kërkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje. Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi, por me dhoma të ndara. Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa, pasi kishte gjetur shtëpi tjetër. Duket se ky ka qenë shkaku i debatit të fundit që çoi në vrasjen e saj.
Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi ka kryer krimin.