Një person është gjetur i shtrirë në Pejë dhe pas disa orëve ka vdekur, shkruan Gazeta Metro.
Në Pejë gjatë ditës së djeshme është raportuar se viktima mashkull kosovar pasi është gjetur i shtrirë është dërguar për trajtim mjekësor, ku pas disa orëve ka ndërruar jetë,
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.