Ai u denoncua pakë ditë më parë nga mbesa e tij me të cilën kishin krijuar një lidhje intime. 27-vjeçarja e akuzon xhaxhain se e shantazhonte pasi ajo refuzonte të vazhdonte lidhjen me të. Festim. B., ka hedhur poshtë pretendimet e mbesës duke deklaruar se nuk e ka shantazhuar, por gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e të dyve. Para trupit gjykues, 50-vjeçari është shfaqur i penduar, por nuk ka pranuar që të ketë kryer marrëdhënie seksuale me mbesën pa dëshirën e saj. “Fillimisht, dua të kërkoj falje për gjithçka. Por në të njëjtën kohë, mohoj akuzat pasi kurrë nuk e kam shantazhuar apo kam kryer marrëdhënie me të pa dëshirën e saj. Ajo gënjen kur thotë se unë e paskam shantazhuar. Nuk është e vërtetë kjo. Le të kontrollohen telefonat e të dyve, për të vërtetuar nëse e kam shantazhuar. Sinqerisht, ndihem shumë keq dhe më vjen turp”, ka deklaruar shkurtimisht 50-vjeçari, për të cilin prokurori i çështjes kërkoi si masë sigurie “Arrest në burg”. Ndërkohë, avokati i tij ka kërkuar masë më