12/29/2025 9:01:07 AM

“Më vjen turp, kërkoj falje”- Seks me mbesën, zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit: Ishte me dëshirë, ajo gënjen. Të kontrollohen telefonat

Duhet të lexoni

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për 50-vjecarin që u arrestua nga Policia tri ditë më parë, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona me gjini ose kujdestari”.

 

Ai u denoncua pakë ditë më parë nga mbesa e tij me të cilën kishin krijuar një lidhje intime.

27-vjeçarja e akuzon xhaxhain se e shantazhonte pasi ajo refuzonte të vazhdonte lidhjen me të. Festim. B., ka hedhur poshtë pretendimet e mbesës duke deklaruar se nuk e ka shantazhuar, por gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e të dyve.

Para trupit gjykues, 50-vjeçari është shfaqur i penduar, por nuk ka pranuar që të ketë kryer marrëdhënie seksuale me mbesën pa dëshirën e saj.

“Fillimisht, dua të kërkoj falje për gjithçka. Por në të njëjtën kohë, mohoj akuzat pasi kurrë nuk e kam shantazhuar apo kam kryer marrëdhënie me të pa dëshirën e saj. Ajo gënjen kur thotë se unë e paskam shantazhuar. Nuk është e vërtetë kjo. Le të kontrollohen telefonat e të dyve, për të vërtetuar nëse e kam shantazhuar. Sinqerisht, ndihem shumë keq dhe më vjen turp”, ka deklaruar shkurtimisht 50-vjeçari, për të cilin prokurori i çështjes kërkoi si masë sigurie “Arrest në burg”.

Ndërkohë, avokati i tij ka kërkuar masë më të butë me pretekstin se gjendja shëndetësore e 50-vjeçarit nuk është e mirë. Por, kjo nuk është marrë parasysh nga gjyqtari Paulin Çera, i cili vendosi ta lërë në burg të akuzuarin Festim B.

Vajza ka deklaruar se xhaxhai prej disa kohësh ushtronte dhunë psikologjike dhe kërkonte të vazhdonte lidhja e tyre, duke e kërcënuar se do t’u tregonte familjarëve të saj.

“Disa kohë më parë kemi pasur një raport bashkë. Vazhdoi për disa kohë me pëlqimin e të dyve. Më pas unë reflektova dhe kërkova ta ndërprisnim lidhjen. Por, ai u bë keq dhe më kërcënonte se do t’i tregonte familjes sime për lidhjen tonë. Më bënte presion psikologjik. U gjenda në një situatë të vështirë. Sa në disa raste mendova edhe më të keqen për vetën. I lutesha të më linte të qetë pasi nuk doja ta vazhdoja më, por ai nuk ndalej. Derisa vendosa ta denoncoj. Dua që ta arrestoni, pasi jam shumë e frikësuar”, ka deklaruar 27-vjeçarja.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate