1/7/2026 7:24:44 AM

Gashi kundër ndërtimit të xhamisë qendrore në oborrin e PTK-së, jep një opsion tjetër

Duhet të lexoni

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas vendimit të Komunës së Prishtinë për lejimin e ndërtimit të xhamisë qendrore në Prishtinë, e që është paraparë të ndërtohet në afërsi të PTK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se është i zhgënjyer me lejen për ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë në oborrin e PTK-së, 

Ai ka renditur edhe arsyet pse është zhgënjyer nga ky vendim i komunës.

“Zhduken hapësirat e gjlebëruara në oborrin e PTK-së, që edhe ashtu janë të pakta në Prishtinë; ngulfatet edhe më shumë hapësira përreth, edhe ashtu fort e ngulfatur; çdo plan për xhami në oborrin e PTK-së nuk mund të jetë në harmoni me ndërtesat përret; zhduket parkingu i PTK-së, gjë që do të jetë problem sidomos për punëtorët e PTK-së; plani për ndërtimin e xhamisë është skandaloz, njësoj sikur edhe plani për katedralen”, ka shkruar ndër të tjerash Gashi.

Tutje, ai ka thënë se ndërtimi i xhamisë së re kudo në qendër të Prishtinës, për pa rrëzuar paraprakisht diçka të vjetër, është me pasoja të shumfishta.

Postimi i plotë i Gashit:

Jam ekstra-ultra-super i zhgënjyer me lejen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë në oborrin e PTK-së për një mori arsyesh, e këtu po i rendis disa shpejt e shpejt:

– zhduken hapësirat e gjelbëruara në oborrin e PTK-së, që edhe ashtu janë të pakta në Prishtinë;

– ngulfatet edhe më shumë hapësira përreth, edhe ashtu fort e ngulfatur;

– çdo plan për xhami në oborrin e PTK-së nuk mund të jetë në harmoni me ndërtesat përreth;

– zhduket parkingu i PTK-së, gjë që do të jetë problem sidomos për punëtorët e PTK-së;

– plani për ndërtimin e Xhamisë është skandaloz, njësoj sikur edhe plani për Katedralen;

Ndërtimi i xhamisë së re kudo në qendër të Prishtinës, për pa rrëzuar paraprakisht diçka të vjetër, është me pasoja të shumfishta. Në parim, jam kundër rrënimit të objekteve të vjetra, por meqenëse e nisi Miloševic-i me Kishën, duke uzurpuar hapësirën universitare dhe e vazhdoi Rugova me Katedralen, duke e shkatërruar ndërtesën e vjetër të gjimnazit, duhet ta mbyllim këtë çështje duke:

– rrëzuar ndërtesën e Radio Kosovës sepse përveçse e shëmtuar, Radio Kosova e shfrytëzon vetëm afërsisht 10% të hapësirës, kurse pjesa tjetër shfrytëzohet kryesisht nga biznese private; dhe

– ndërtuar Xhaminë në parcelën ku gjendet Radio Kosova sipas planit të arkitektes Zaha Hadid.

Edhe një herë: me një të shkrepne të aparatit i rrokim: kishë ortodokse–xhami–katedrale ose katedrale–xhami–kishë ortodokse, pra kahdo që ta sillësh, xhamia në mes, e kështu dëshmojmë se jemi qytet i tolerancës ndërfetare


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate