1/2/2026 11:07:21 PM

Kurti priti në takim Delegacionin nga Komisionin për Integrime Evropiane të Parlamentit të Kroacisë

Duhet të lexoni

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një delegacion të Komisionit për Integrime Evropiane nga Kroacia, të udhëhequr nga kryetari i këtij komisioni Domagoj Hajdukovic. Në takim ishte edhe deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri.

Kryeministri Kurti e falënderoi delegacionin parlamentar kroat për vizitën e sotme, derisa i njoftoi të pranishmit për të arriturat e qeverisë në fushën e ekonomisë, në avancimin e demokracisë dhe menaxhimin e mirë të pandemisë.

Duke folur për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dyja vendeve, kryeministri Kurti njëkohësisht e falënderoi Kroacinë për bashkëpunim, sidomos në fushën e sigurisë.

Në këtë takim shumë miqësor, kryeministri Kurti po ashtu kërkoi bashkëpunim e mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s, por edhe në procese tjera në të cilat Kroacia ka përvojë edhe ekspertizë.

Nga ana tjetër, kryetari i këtij komisioni Domagoj Hajdukovic e falënderoi kryeministrin për mikpritjen. Gjatë diskutimit rreth agresionit rus në Ukrainë, kryetari Hajdukovic vlerësoi pozicionimin e qartë të Kosovës në sanksionimet e vendosura ndaj Rusisë duke thënë se nuk është koha për të qenë neutral.

Teksa theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kroacisë dhe Kosovës, z. Hajdukovic shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit kroat për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe ndihmën për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ai propozoi që të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi mes Komisionit për Integrimeve Evropiane në Parlamentin e Kosovës dhe Komisionit për Integrimeve Evropiane në Parlamentin e Kroacisë për të ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në takim u bisedua edhe për komunitetin shqiptar në Kroaci dhe atë kroat në Kosovë dhe për krijimin e mundësive dhe shanseve të barabarta për zhvillim dhe jetë më të mirë.??


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate