12/25/2025 7:12:56 AM

“I dërgoi një letër dhe buqetë të madhe...”/ Ja se si u njohën mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë

Duhet të lexoni

Gazetari i njohur Ilir Ikonomi ka publikuar një foto të Mbretëreshës Gerladinë, të realizuar gjatë kohës që ajo ishte në moshën 22-vjeçare.

Sipas tij, kjo fotografi është ndër më të bukura, ndërsa citon një gazetë që shkruante për Geraldinën si “një nga bukuritë më të spikatura dhe më joshëse të aristokracisë hungareze”.

Ikonomi sjell ndër të tjera dhe detaje nga njohja, lidhja dhe më pas kurorëzimi në martesë i hungarezes me mbretin shqiptar Zog.

“I dërgoi një letër dhe buqetë të

Postimi i Ilir Konomit:

 

Besoj se kjo është një ndër fotot më të bukura të konteshës hungareze Geraldine Apponyi, që erdhi në Shqipëri në fund të vitit 1937 për t’u njohur me bashkëshortin e ardhshëm, Mbretin Zog.

Fotoja është bërë në Tiranë dhe po e publikoj në përmasat origjinale.

Geraldina, vajzë katolike me nënë amerikane, në atë kohë ishte 22 vjeç. “Një nga bukuritë më të spikatura dhe më joshëse të aristokracisë hungareze do të ulet në fronin shqiptar,” shkruante një gazetë.

Nga i ati, Konti Anton Apponyi, Geraldina trashëgoi dhuntinë për të mësuar gjuhë të huaja dhe fliste anglisht, frëngjisht, gjermanisht e italisht. Pak kohë para se të vinte në Shqipëri, ajo punonte në Muzeun Kombëtar Hungarez ku kërkoheshin njohuri të gjuhëve të huaja. Koha tregoi se Geraldina e mësoi shqipen mjaft mirë, edhe pse qëndroi vetëm një vit në Shqipëri.

Në sallën kryesore të Muzeut ishin ekspozuar riprodhime fotografish, që bliheshin nga vizitorët. Geraldina punonte në këtë sallë dhe shërbente edhe si udhërrëfyese për të huajt që vinin në Muze, ose ndihmonte arkivistin.

Në vjeshtën e vitit 1937, tre motrat e Zogut e njohën atë në Muze dhe ajo u dhuroi një foto të saj me autograf. Më vonë Zogu dërgoi një korrier, i cili e ftonte Geraldinën të merrte pjesë në një festë të oborrit në Tiranë. Korrieri kishte sjellë një buqetë të madhe me lule dhe ajo mësoi për herë të parë se mbreti i Shqipërisë ishte në kërkim të një princeshe për fronin shqiptar.

Në fillim Geraldina refuzoi, sepse mendonte që një bashkim i tillë, thjesht për arsye shtetërore, do të ishte martesë pa dashuri dhe nuk përputhej me idenë e saj për një lidhje romantike.

Më në fund, ajo vendosi t’i jepte një shans mbretit shqiptar. Gjatë një udhëtimi në Romë, Geraldina u kthye në Budapest me një ndalesë në Tiranë dhe zbuloi me kënaqësi se nuk ishte e vështirë të bije në dashuri me Zogun, një burrë që iu duk guximtar dhe i vendosur. Kjo ishte vizita e saj e parë në Shqipëri.

Ajo u martua me Zogun më 27 prill 1938, por një vit më vonë Shqipëria u pushtua nga Italia dhe ëndrrat e saj morën fund. Geraldina u rikthye në Shqipëri pas më shumë se gjashtë dekadash dhe ndërroi jetë më 22 tetor 2002.

Me fytyrën gjithnjë të qeshur, me natyrën paksa të ndrojtur dhe fisnike, me fjalën e butë, kontesha u bë një prani qetësuese për shqiptarët e ashpër.

Ne mund të themi jo pa krenari se në majat e shtetit, në krye, kemi pasur dikur një grua të urtë që rrezatonte mirësi, durim, modesti dhe civilizim për qytetarët e tjerë. Nuk është e lehtë të kesh njerëz të tillë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate