12/25/2025 5:10:56 AM

Anglia nuk mundet t’i hakmerret Italisë, Hungaria befasia e këndshme në grup

Duhet të lexoni

Kanë përfunduar shtatë ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku vëmendja kryesore ishte tek ndeshja Angli-Itali e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, ndërsa edhe Hungari arriti të befasoi Gjermaninë, duke barazuar 1-1.

Pasi që e mposhti përmes penalltive në finalen e Kampionatit Europian vitin e kaluar, Anglia u mendua se do t’i hakmerret Italisë sonte, megjithatë nuk arriti.\

Raste të shumta prodhuan të dyja kombëtaret gjatë gjithë ndeshjes, ku ishte një përballje me tempo të lartë të lojës. Por, në natën e tyre ishin dy portierët Aaron Ramsdale dhe Gianluigi Donnarumma, të cilët në më shumë se disa raste shpëtuan portat e tyre.

Pikët i ndanë edhe dy kundërshtarët e tjerë në grupin 3 të Ligës A, Hungaria dhe Gjermania. Hungarezët me shumë të drejtë mund të quhen befasia e këndshme e këtij grupi.

ta pasi arritën të mposhtin Anglinë në shtëpi, tani sigurojnë edhe një pikë kundër Gjermanisë. Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit në minutën e 6’të të takimit me anë të Zsolt Nagy.

Megjithatë, nuk vonoi shumë kundërpërgjigja e gjermanëve të cilët vetëm pas tre minutave barazuan rezultatin, ku realizoi mesfushori, Jonas Hofmann.

Pas këtyre rezultateve ‘Azurët’ mbesin në pozitën e parë në grup me pesë pikë, ndërsa Hungaria në vendin e dytë me katër pikë, një më shumë se Gjermania dhe në pozitën e fundit janë ‘Tre Luanët’ me vetëm dy pikë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...

Ronaldo e thotë hapur: Jam futbollisti më i mirë në histori, pikë!

Programi i ri i “La Sexta”, “Los amigos de Edu”, u shfaq për herë të parë të hënën, më ...

Dëmtimi i Ismajlit gëzon Juventusin, fiton me përmbysje pas daljes nga loja të mbrojtësit kuqezi

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Empolit falë golit të De Shiljos. Por në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi p&e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate