Eksploziv dyqanit të Noizy-it në Durrës.
Një sasi lënde eksplozive i është vendosur gjatë natës duke gdhirë dita e sotme, dyqanit të reperit Noizy në Durrës.
Nga shpërthimi nuk raportohen dëmtime në njerëz, por ka dëme të konsiderueshme materiale.
Këto ditë Noizy u përfshi në një konflikt me Kleviol Ahmetin, video që u bë virale në rrjet për shkak të dhunës dhe përleshjes mes tyre.
Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio Serbiano” ish anëtari i The Bloody Alboz (TBA) u përfshi në një sherr të dhunshëm me reperin Noizy me datë 6 Qershor. E gjithë përplasja fizike e ka zanafillën pak ditë më parë kur shoku i Stresit, Cllevio Serbiano, publikoi një video në Tik Tok ku shante Noizyn. Pas publikimit të videos, dyshja në fjalë kanë nisur debatet në rrjetet sociale. Pas kësaj, Cllevio i ka shkuar Noizyt në lokal ku është rrahur nga ai dhe shokët e grupit OTR.
Ditën tjetër, Cllevio Serbiano publikoi disa video, ku shihej me lot në sy, e ku bënte me dije se reperi e kishte lënë me pasoja shëndetësore. “Nëse nuk ka heqin mpiksjen e gjakut në kokë do të vini këtu të më merrni për te banesa. Bravo Noizy do të bëhesh vrasës.”, shkroi Cllevio.
Nuk kaloi shumë kohë dhe policia bëri arrestimin e Cllevios, pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest me burg”.
Pista kryesore e hetimit është përqëndruar te hakmarrja.
Megjithatë po hetohet edhe në pista të tjera